Women Startup Competition, për herë të parë në Shqipëri! Apliko! - Business Magazine Albania

Women Startup Competition, për herë të parë në Shqipëri! Apliko!

Women Startup Competition vjen për herë të parë në Shqipëri në muajin Nëntor. Ky kompeticion, që synon të rrisë pjesëmarrjen e grave në sipërmarrje dhe inovacion, është pjesë e rrjetit europian të ekosistemit Women Startup Competition. Aplikimet janë të hapura deri me 30 Shtator për çdonjërën që ka një ide biznesi në fazë të zhvilluar. Mentorë ndërkombëtarë dhe vendas do t’ju shoqërojnë drejt konkursit final që do të zhvillohet me 5 Nëntor, falë mbështetetjes së Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. WSC është mes inkubatorëve të përzgjedhur për të kontribuar në ekosistemin e startup-eve.

Kush jemi?
Women Startup Competition është një kompeticion i përvitshëm në Europë i startupeve të drejtuara nga gratë. Ai është themeluar për t’u dhënë mundësi grave sipërmarrëse dhe skuadrave të tyre, në mënyrë që të takojnë investitorë, të marrin mbështetje dhe këshilla për të arritur qëllimet e tyre të biznesit. Kompeticioni synon të rrisë raportin aktual shumë të ulët të grave në biznes krahasuar me burrat.

Women Startup Competition lindi në vitin 2012, në Budapest, Hungari. Që atëherë, lëvizja ka lulëzuar dhe është rritur vazhdimisht, duke tërhequr gratë sipërmarrëse krijuese, të cilat, përmes programit, janë përshpejtuar në autostradën e biznesit. WSC është i pranishëm në 12 vende europiane, duke ofruar gjithashtu një seri trajnimesh dhe konkursesh.

Keni kohë edhe dy javë për të aplikuar Këtu

Qëllimi i Women Startup Competition është të rrisë praninë e grave në biznes dhe për ta bërë këtë, WSC ofron trajnime dhe mundësi për startup-e, për të realizuar ëndrrat e tyre dhe për t’i inkurajuar ato të bëjnë atë që duan. Seria e konkurseve të WSC rrit numrin e ndërmarrjeve inovative, ku shumica e themeluesve janë gra. WSC punon të përmirësojmë njohuritë e grave sipërmarrëse, t’i inkurajojë dhe t’i ndihmojmë ato, si dhe t’i lidhë ato me qendrat kryesore të inovacionit të korporatave, investitorët sipërmarrës, investitorët engjëj dhe partnerë të tjerë të mundshëm

Pse të aplikoni?

Për të tërhequr vëmendjen, për të rritur pjesëmarrjen e grave në biznes dhe për të krijuar ekuilibrin gjinor. Rrisni shanset tuaja! Të gjithë fituesit nga ngjarjet gjysmëfinale lokale shkojnë direkt në Finalen Europiane.

Bëni pyetje! Ju mund të fitoni nga Rrjetëzimi Europian përmes pyetje përgjigjeve.

Mësoni të kënaqni audiencën tuaj! Merrni sugjerimet më të fundit dhe përmirësoni aftësitë tuaja të prezantimit.

Lexo: Nomadët digjitalë, të lidhur nga teknologjia

Kush mund të aplikojë

Një kusht është se aplkimi vjen nga një startup i drejtuar nga grua/vajzë, ose një startup, ku të paktën 50% e bashkëthemuesve janë gra.

Kushti i dytë: Startup-i duhet të jetë të paktën në fazën e MVP ose shumë afër lançimit. Pra, të Keni diçka për të na treguar

Procesi

  1. Aplikim Online
  2. Selektim dhe vlerësim i idesë.
  3. Mini-Bootcamp intensiv 1 ditë. ( Mentorim I shpejtë = 10 raunde me 2 min pitches + 15 min Q&A + 3 min ndryshim i mentorit)
  4. Prezantim në gjysëm finale 5 Nëntor (10 finalistë)
  5. Përzgjedhja e fituesit
  6. Prezantim WSC Demo Day – fituesit e përzgjedhur
  7. Follow up dhe fokus në zhvilimin dhe zgjerimin ndërkombëtar.

Eventi në Shqipëri: https://www.womenstartupcompetition.com/#10

FAQ: https://www.womenstartupcompetition.com/#16

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0