Nomadët digjitalë, të lidhur nga teknologjia - Business Magazine Albania

Nomadët digjitalë, të lidhur nga teknologjia

Nomadët digjitalë

U zhvillua në Tiranë Festivali “Digital Nomads”, një event 3-ditor ku ekspertë digjitalë nga vende të ndryshme të botës ndanë përvojat e tyre për kulturën e veçantë të punës si nomadë digjitalë. Ajo që i bashkoi këta ekspertë digjitalë ishte fakti se ata punojnë në një ose disa vende të botës dhe paguhen nga një vend tjetër. Nomad digjital quhet, për shembull, dikush që jeton në Shqipëri, por punon për një kompani angleze. Apo një ekspert i cili punon online nga çdo cep i botës ku ka qasje në internet. Shpesh nomadët digjitalë janë në udhëtim të vazhdueshëm. Një luks që ua siguron teknologjia dhe digjitalizimi nëpër të cilin po kalon çdo ditë bota, por edhe Shqipëria.

Nomadët digjitalë u përkasin përgjithësisht profesioneve në fushën e teknologjisë, si IT, programues, soft developers, etj., por edhe profesioneve si marketingu, dizajni grafik, motion graphics, copyright, etj. Gjithçka që është e mundur të bëhet në distancë, nga shtëpia, dhe prania jonë nuk është e domosdoshme.

Të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë, por dhe profesionistë e sipërmarrës që kanë dashur gjithmonë të punojnë jashtë shtetit, mund të punojnë nga shtëpia nëpërmjet një kompjuteri të lidhur me internet. Festivali Digital Nomads ishte një mënyrë e mirë që të interesuarit të dëgjonin nga nomadë të famshëm digjitalë nga mbarë bota historitë se si kanë lindur e janë zhvilluar ata, në mënyrë që të ndjekin të njëjtin rrugëtim nëse dëshirojnë. Lidhja me punën nga shtëpia u fuqizua shumë gjatë pandemisë, e cila shërbeu gjithashtu si një test për të provuar nëse puna në distancë funksionon vërtet.

Nuk kishte si të mungonte në këtë event Vodafone Albania, një nga kompanitë lider në botë dhe Shqipëri për zhvillimin e Internet of Things (IoT). Vitet e fundit, Vodafone ka bërë dalëngadalë një tranzicion nga një kompani telekomunikacioni në një kompani teknologjie. “Industria jonë ka evoluar paralelisht me evoluimin e shoqërisë, gjuhës, emocioneve. Pandemia e nxori edhe më në pah rëndësinë e komunikimit dhe faktoi se telekomunikacioni është sektor jetik në jetën e çdo vendi. Të mos harrojmë se interneti në çdo pajisje përveçse na bashkon, na lidh me njëri-tjetrin, mundëson gjithashtu zhvillimin e tregtisë online (e-commerce) si dhe siguron lidhjen me zonat më të largëta rurale me qendrat e informacionit e tregëtisë”, u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki, gjatë fjalës së saj në festivalin “Digital Nomads”.

Lexo: Nis në Tiranë Festivali Digital Nomad

Vodafone Albania po luan një rol të rëndësishëm në digjitalizimin e vendit, teksa po investon vazhdimisht në ngritjen e kapaciteve digjitale te të rinjtë, vajzat dhe gratë, personat në nevojë, etj. Digjitalizimi i sektorëve si biznesi, me platformën eBiznes, bujqësia, me Smart Agriculture apo Smart Cities e bëjnë Vodafone një pioner të teknologjisë në Shqipëri e rajon. Prandaj, përveçse si mbështetëse dhe inkurajuese e kulturës së nomadëve digjitalë, Vodafone erdhi në këtë festival edhe si një dëshmitare e fuqisë së teknologjisë e digjitalizimit. Së bashku ne mundemi ta bëjmë Shqipërinë më smart dhe më digjitale!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0