Wolt feston përvjetorin e parë në Shqipëri – Një vit rritjeje, inovacioni dhe impakti - Business Magazine Albania

Wolt feston përvjetorin e parë në Shqipëri – Një vit rritjeje, inovacioni dhe impakti

Wolt feston përvjetorin e parë në Shqipëri – Një vit rritjeje, inovacioni dhe impakti

 Wolt, platforma e shpërndarjes e fuqizuar nga teknologjia, feston me krenari përvjetorin e saj të parë në Shqipëri, duke kremtuar një vit me rritje të jashtëzakonshme, partneritete strategjike dhe një prezencë të fortë në disa qytete kryesore. Një kompani ndërkombëtare që erdhi për të sjellë gëzim, thjeshtësi dhe mundësi fitimi, duke e bërë komunitetin shqiptar një vend më të mirë për konsumatorët, tregtarët dhe partnerët shpërndarës.  

Që nga prezantimi zyrtar në vitin 2024, Wolt ka transformuar përvojën e porositjes së ushqimit dhe produkteve të tjera për shqiptarët. Me nisjen e shpërndarjes së ushqimit nga restorantet, platforma fitoi popullaritet në një kohë të shkurtër për shpejtësinë, inovacionin dhe lehtësinë që ofron. Nisur nga ky sukses, Wolt u zgjerua edhe në sektorin e shitjes me pakicë, duke i ofruar përdoruesve mundësinë e zgjedhjes në një gamë më të gjerë produktesh për përditshmëri – duke u shndërruar praktikisht në një ‘qendër tregtare’ në xhepin e tyre.

Duke operuar në Tiranë dhe Durrës – me zgjerim të afërt në Vlorë – Wolt aktualisht lidh mbi 700 partnerë tregtarë, 150,000 përdorues të regjistruar dhe një rrjet me 450 shpërndarës, duke ofruar komoditet dhe cilësi shërbimi të jashtëzakonshme.

Wolt nisi me vrull që në ditën e parë të prezantimit, me qindra porosi, duke treguar kërkesë të lartë dhe potencial të fortë tregu. Në vetëm disa muaj, platforma siguroi emra kryesore si partnerë tregtarë dhe bashkëpunoi me marka të njohura lokale si Heb’s dhe French Tacos, dhe gjithashtu me gjigantë ndërkombëtarë si Burger King dhe KFC, duke ngritur themele të forta në ekosistemin gjithnjë e në zhvillim të shpërndarjes në Shqipëri.

Lexo edhe:Lisandri Dragoj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Wolt në Shqipëri dhe Kosovë

Të dhënat nga një vit aktivitet tregojnë se shqiptarët po i drejtohen Wolt për shpejtësinë dhe thjeshtësinë që ofron. Hamburgerët janë zgjedhja më e preferuar në kategorinë e restoranteve, ndërsa ushqimet bazë kryesojnë në sektorin e shitjes me pakicë – një pasqyrim i prirjes gjithnjë e më të madhe drejt zgjidhjeve të shpejta dhe të kërkuara sipas nevojës. Wolt ka luajtur një rol kyç në këtë transformim, duke e kthyer porositjen online të ushqimeve në një normë të re për shumë familje.

Tanimë, Wolt ofron një gamë të gjerë kategorish në Shqipëri, duke përfshirë:
Restorante
Ushqimore & Supermarkete
Dyqane me çmime të leverdisshme
Kozmetikë & Bukuri
Produkte për Kafshë Shtëpiake
Produkte për Shtëpinë
Elektronikë
Dhurata & Lule

Veçoritë Kryesore të Vitit 2024:
Koha mesatare e dorëzimit në Tiranë: 29 minuta
Zgjerim i rëndësishëm, në Durrës, ndërsa Vlora pritet së shpejti
Prezantimi i Wolt+, që sjell oferta ekskluzive dhe kursime për përdoruesit
Rritje rekord në dy kategori – restorante dhe shitje me pakicë

“Rrugëtimi ynë në Shqipëri sapo ka nisur, por ndikimi që Wolt ka pasur vetëm brenda një viti është frymëzues,” u shpreh Lisandri Dragoj, Drejtor i Përgjithshëm i Wolt për Shqipërinë dhe Kosovën. “Jemi krenarë që mbështesim bizneset lokale, krijojmë mundësi të ardhurash për qindra partnerë korrierë dhe ofrojmë vlerë të vërtetë e të përditshme për përdoruesit tanë. Jemi këtu për të qëndruar gjatë—duke investuar në komunitet dhe duke ndërtuar një përvojë shpërndarjeje më të mirë, më të shpejtë dhe në një rrjet më të gjerë.”

Pas një hyrje të suksesshme në tregun e Kosovës, Wolt po përgatitet për një rritje të vazhdueshme në Shqipëri. Me fokus te shpejtësia, cilësia dhe inovacioni i orientuar drejt klientit, Wolt mbetet i përkushtuar për ta bërë jetën e përditshme më të lehtë—qoftë për një drekë të shpejtë, një furnizim ushqimor, apo gjithçka tjetër që mund të nevojitet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0