WMF - We Make Future: eventi 3 ditor që e vuri Italinë në qendër të inovacionit - Business Magazine Albania

WMF – We Make Future: eventi 3 ditor që e vuri Italinë në qendër të inovacionit

Edicioni i njëmbëdhjetë i WMF – We Make Future, Panairi Ndërkombëtar i Tregtisë dhe Festivali i Inovacionit Teknik dhe Dixhital, përfundoi më 17 qershor në Qendrën Ekspozita të Rimini. Ngjarja tërhoqi mbi 60.000 pjesëmarrës nga 85 vende, duke bashkuar më shumë se 1.000 folës dhe mysafirë ndërkombëtarë, mbi 2.000 startupe dhe investitorë dhe më shumë se 670 ekspozues. Pjesë e këtij eventi ishte edhe Shipëria, me pjesëmarrjen e një grupi startupesh dhe Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen Edona Bilali.

Gjatë aktivitetit treditor u trajtuan tema të ndryshme, duke filluar nga inteligjenca artificiale deri te lufta kundër krimit të organizuar, si dhe aksesueshmëria dhe qëndrueshmëria, të diskutuara nga të ftuarit e shquar, duke përfshirë të ftuarin e nderit të këtij edicioni, Sir Tim Berners- Lee, shpikësi i World Wide Web. Muzika gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në këtë edicion, me artistë të talentuar si Dardust, Samuel Romano, Dargen D’Amico dhe Boomdabash, që sollën në jetë WMF-në me koncerte dhe performanca live.

Aktiviteti treditor i WMF – We Make Future, Panairi dhe Festivali Ndërkombëtar i Tregtisë, i mbajtur nga data 15 deri më 17 qershor në Qendrën Ekspozuese Rimini, u organizua nga Search On Media Group. Ai bashkoi botën e inovacionit në Itali, me mbi 60.000 pjesëmarrës nga 85 vende, më shumë se 670 ekspozues, 2.000 startupse dhe investitorë, mbi 1.000 folës dhe më shumë se 130 të ftuar institucionalë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Kjo forcon dhe thekson rolin e rëndësishëm që WMF ka luajtur si platformë për ndërtimin e së ardhmes dhe si një përshpejtues i arsimit, kulturës dhe inovacionit në shërbim të shoqërisë globale.

Lexo: 10 fakte rreth punës që nuk mësohen gjatë studimeve

WMF ka qenë një platformë për takimin, ndarjen dhe mbi të gjitha për ndërtimin e së ardhmes. Organizatorët thonë se, “vizioni që kemi ndjekur gjithmonë me këtë ngjarje është kuptuar nga mijëra individë dhe organizata që na u bashkuan në përjetimin e këtyre tre ditëve, duke u ndjerë pjesë e një komuniteti global që mund dhe duhet të përpiqet për një të ardhme të ndryshme”. Cosmano Lombardo, Themelues dhe CEO i Search On Media Group dhe Krijues i WMF thotë  se ,“Krijuesit, profesionistët dhe kompanitë në sektorin e AI dhe Digital-Tech, si dhe startup-et inovative, investitorët dhe institucionet italiane dhe të huaja, kanë zgjedhur të bashkohen për të hartuar një të ardhme që është e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, falë mjeteve të inovacioni teknologjik dhe dixhital dhe AI.”

Eventi mbështetej nga Rajoni i Emilia-Romagna, si sponsor kryesor si dhe Bashkia e Bolonjës, Agjencia Italiane e Hapësirës, etj.

Në Qendrën Rimini Expo ishin 10 pavijone që, për këtë edicion të njëmbëdhjetë, pritën ngjarjet edukative, të biznesit dhe rrjetëzimit, argëtimin dhe shfaqjet e WMF – We Make Future.

Këto hapësira u gjallëeruan vazhdimisht nga ekspertë të industrisë, diskutime institucionale, takime B2B, konkurse midis subjekteve novatore, koncerte, prototipa dhe shfaqje teknologjike që karakterizuan secilën nga tre ditët.

Skena kryesore e WMF shërbeu si pika qendrore e ngjarjes, duke bashkuar komunitetin global të WMF për një vështrim në të ardhmen, përmes momenteve të zbulimit dhe shpërndarjes kulturore. Këtë vit, skena mirëpriti një grup prestigjioz të ftuarish ndërkombëtarë, duke filluar me të ftuarin e nderit, Sir Tim Berners-Lee, dhe me sociologun Manuel Castells, shpikësin e tabletëve dhe ekspertin e AI Jerry Kaplan, David Hanson dhe robotin Sophia, ministren shqiptare Edona Bilali dhe ambasadorë nga Letonia, Algjeria dhe Suedia.

Skena kryesore priti gjithashtu zëra me emër nga skena kombëtare italiane, duke ofruar këndvështrime për tema të ndryshme. Midis tyre ishin Pierpaolo Bombardieri, Sekretari i Përgjithshëm i UIL; Anna Ascani, nënkryetare e Dhomës së Deputetëve; Prokurorët Nicola Gratteri dhe Giuseppe Lombardo; Francesco Ubertini, President i CINECA dhe përfaqësues të shumtë nga kompani dhe organizata si Intel, IIT – Italian Institute of Technology, Microsoft, Monge, ESA – European Space Agency, Rai public utility, Pegasus Tech Ventures, WWF, Oxfam, Oracle, Stanford University, dhe shumë të tjerë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0