Wizz Air ofron tarifa speciale rezervimi për pasagjerët e Albawings në Tiranë - Business Magazine Albania

Wizz Air ofron tarifa speciale rezervimi për pasagjerët e Albawings në Tiranë

WIZZ AIR ofron tarifa speciale rezervimi për pasagjerët e Albawings në Tiranë

Wizz Air, linja ajrore udhëheqëse në Shqipëri, njofton tarifa speciale për klientët e prekur nga fluturimet e anuluara te kompanisë Albawings nga Tirana. Këto oferta speciale janë të vlefshme për fluturimet nga Tirana drejt Ankonës, aeroportit Milan Malpensa dhe Milan Bergamo, Bari, Pisa, Genoa, Perugia, London Luton, Venecia Treviso dhe Verona. Kjo iniciativë tregon edhe një herë përkushtimin e linjës ajrore Wizz Air ndaj tregut shqiptar, duke siguruar që të gjithë pasagjerët të kenë mundësinë të udhëtojnë me çmime të përballueshme. Pasagjerët e prekur nga fluturimet e anuluara nga Albawings mund të përfitojnë nga tarifat speciale të Wizz Air në fluturimet drejt këtyre destinacioneve duke filluar nga periudha e 18 janarit deri më 31 janar (i përfshirë).

Këto tarifa speciale fillojnë nga një çmim prej 39.99 euro, por mund të kenë ndryshime bazuar në disponueshmërinë në çdo fluturim. Pasagjerët mund të rezervojnë në një faqe të dedikuar për klientët e
prekur, në faqen zyrtare të Wizz Air: (https://Wizzair.com/en-gb/rescue) duke përdorur 6 karakteret e veçanta të kodit të tyre të rezervimit me Albawings.

Wizz Air, kompania që i ka shërbyer tregut shqiptar për rreth 7 vjet deri më tani, vazhdon të sjellë edhe më shumë mundësi udhëtimi për pasagjerët, duke ofruar çmime të përballueshme per fluturimet drejt më shumë se 50 destinacioneve për të gjithë klientët shqiptarë.

Lexo edhe:Wizz Air vlerësohet si një ndër 5 linjat më të sigurta, me kosto më të ulët në botë nga AirlineRatings

Janos Pal, Shefi i të Ardhurave në Wizz Air, tha: “Ne jemi në dijeni se sa e rëndësishme është që pasagjerët nga Shqipëria të jenë të lidhur me pjesën tjetër të Europës, në veçanti me Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe duam që të gjithë klientët e prekur nga anulimet e fundit të Albawings të jenë të sigurt se mund të fluturojnë me Wizz Air. Numri i vendeve të disponueshme me këto tarifa speciale është i kufizuar dhe janë të vlefshme vetëm për klientët, të cilët kanë një rezervim të
konfirmuar nga Albawings. Gjithashtu, çmimet tona të zakonshme drejt më shumë se 50 destinacioneve nga Shqipëria, përfshirë edhe shërbimet, janë gjithmonë me shifra shumë të përballueshme. Ne presim me padurim të shohim sa më shpejt pasagjerë të rinj në avionët tanë ultra-efikasë”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0