Wizz Air vlerësohet si një ndër 5 linjat më të sigurta, me kosto më të ulët në botë nga AirlineRatings - Business Magazine Albania

Wizz Air vlerësohet si një ndër 5 linjat më të sigurta, me kosto më të ulët në botë nga AirlineRatings

Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në Shqipëri si dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror ka marrë çmimin e një ndër 5 linjave më të sigurta me kosto të ulët në botë nga AirlineRatings.com.

Çmimi i AirlineRatings për 5 linjat më të sigurta me kosto të ulët në botë vlerëson linjat ajrore me një flotë të përbërë prej mbi 50 avionësh, të cilët kanë një kulturë të shkëlqyer sigurie dhe një normë shumë të ulët incidentesh. Gjatë procesit të vlerësimit, AirlineRatings.com bazohet në një sërë faktorësh, të cilët përfshijnë incidentet serioze, aksidentet fatale të kohëve të fundit, auditime nga organet drejtuese të aviacionit dhe të industrisë, përfitimet e kompanisë, parimet kryesore të sigurisë së industrisë, vlerësimet e trajnimit të pilotëve ekspertë si dhe moshën e flotës.

Me çmimin e marrë nga AirlineRaitings, kompania ajrore Wizz Air përforcon pozicionin e saj si një udhëheqës botëror për sa i përket sigurisë dhe qëndrueshmërisë mjedisore.

Wizz Air hyri në tregun shiqptar në vitin 2017, si kompania e parë low-cost në vend. Në vitin 2020 kompania hapi bazën e saj, e cila ka sot 11 avionë në Tiranë. Wizz Air është linja ajrore që udhëheq tregun shqiptar duke ofruar mbi 50 destinaione direkte nga Tirana, 30 prej të cilave janë unike.

 

Rreth kompanisë Wizz Air

Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 195 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 60.3 milionë pasagjerëve gjatë periudhës së 12 muajve të fundit, deri më 31 dhjetor 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga World Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0