Wizz Air ju fton në ditët e hapura për aplikime në vendet vakante, në Tiranë, Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Durrës - Business Magazine Albania

Wizz Air ju fton në ditët e hapura për aplikime në vendet vakante, në Tiranë, Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Durrës

Wizz Air- TIRANA po kërkon të punësojë staf për bazën e tyre në Tiranë. Paraqituni në adresat e mëposhtme për qytetet tuaja për të marrë pjesë.

Orari fillimit: 09:00 AM

Datat:

04/03/2022 – MAK ALBANIA HOTEL Sheshi Italia 2, Tiranë 1019, Albania

11/03/2022 – MAK ALBANIA HOTEL Sheshi Italia 2, Tiranë 1019, Albania

16/03/2022 – Park Plazza Hotel; Bulevardi Republika, Korçë 7001, Albania

16/03/2022- MAK ALBANIA HOTEL Sheshi Italia 2, Tiranë 1019, Albania

17/03/2022- Hotel Colosseo & Spa, Rruga Kole Idromeno Shkodër 4001, Albania

18/03/2022- Hotel Arvi; Rruga Taulantia, Durrës 2000, Albania

19/03/2022- Hotel Vlora International, Skele, Sheshi Isa Boletini, Rruga Cameria, Vlore 9400, Albania

24/03/2022- MAK ALBANIA HOTEL Sheshi Italia 2, Tiranë 1019, Albania

Wizz Air-Tirana po kërkon njerëz me gjallëri dhe plot energji që dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit në rolin e Stjuardesë/Ekip Kabine!

Ky event është një rekrutim i hapur dhe nuk keni nevojë për një ftesë për të marrë pjesë.

Çfarë mund të prisni nga ky event? 

– Një prezantim i shkurtër personal

– Improvizim në role për situata të ndryshme

– Improvizim në ekip

– Prezantim i kompanisë

– Intervistë

Kur duhet të paraqiteni? 

Prezantimi fillon në orën 9 të mëngjesit, lutemi të arrini në kohën e duhur!

Çfarë duhet të merrni me vete? 

Një CV të përditësuar në anglisht.

Sa kohë zgjat eventi? 

Ju lutemi të përgatiteni pasi eventi mund të zgjasë deri vonë pasdite.

Si është jeta e një anëtari të ekipit të Wizz? 

– Krjimi i një shërbimi të shkëlqyer ndaj klientit dhe krijimi i një atmosfere miqësore në fluturime

– Menaxhimi i shitjeve në fluturim dhe menaxhimi i parave

– Kryerja e duhur të detyrave që lidhen me sigurinë e avionit dhe të pasagjerëve, duke mbajtur qëndrueshmërinë me standarte etike të lartë.

-Mirëpret pasagjerët me një buzëqeshje dhe ndihmon ata gjatë fluturimit

-Ardhja  në kohë në punë, të pushuar mirë dhe të rregulluar në paraqitje në mënyrë që të menaxhojë këto detyra në nivel të lartë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #28 - Prill 2022

Si sipërmarrës e keni dëgjuar, madje e keni predikuar shprehjen: jeta nuk bëhet më e lehtë, thjesht ju bëheni më të fortë. Kësaj radhe po e përjetojmë siç nuk e kishim imagjinuar.

Ndërsa po synonim të dilnim nga kthetrat e pandemisë, një tjetër plagë goditi Europën. Sulmi rus ndaj Ukrainës, i pakonceptueshëm nga bota moderne, erdhi si një Tsunami në Europë dhe madje në të gjithë Botën. Lufta me armë shkatërruese, deri tek kërcënimi i përdorimit të armëve nukleare, po sjell një dëm të jashtëzakonshëm për Ukrainën dhe popullin e saj. Mijëra të vrarë dhe mbi 4 milionë të shpërngulur nga vendi, pavarësisht rezistencës së fortë dhe të paparashikuar të ukrain- asve.

Zhvillimet dinamike në më pak se një muaj, çuan në vendime të pamenduara më parë për dhjetëra kompani ndërkombëtare. Tregjet e lëndëve të para panë çmime të rritura me ritmet më të larta të 40 viteve të fundit, ndërsa sheshet në kryeqytetet botërore, përfshirë Tiranën, pritën protestat, fillimisht kundër luftës e më tej kundër rritjes së çmimeve. Më 8 Mars, Çmimi i Naftës kaloi nga 199 lekë/litër në 260-270 lekë për litër, ndërsa po gjatë marsit, çmimi i bukës masive kaloi nga 80 lekë në 100 dhë së fundi 120 lekë. Qeveria ngriti komitete për të …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0