Për fat të keq për ata që kanë një smartphone me çdo version të Android më të vjetër se Gingerbread 2.3, Windows Phone 7 ose iOS 6, kompania do të heqë WhatsApp deri në fund të vitit 2016.
Pra, çfarë duhet të bëni nëqoftëse ju dëshironi të vazhdoni përdorimin e WhatsApp pasi ajo ju ndalon mbështeten për celularin tuaj? Firma ju rekomandon që ju thjeshtë të përditësoni telefonin tuaj në një model më të fundit, edhe pse kjo sigurisht nuk është një opsion i zbatueshëm për të gjithë.
Një ide e mirë do të ishte që WhatsApp të vendosë disa burime për të zhvilluar një version ‘lite’ të aplikimit të saj – të ngjashme me Facebook Lite – për konsumatorët të cilët nuk janë në një pozicion financiar për të blerë një pajisje të re.
Me mbi një miliardë përdorues, ky veprim do të prekë së paku disa milionë – kështu që nuk do të ishte një shpenzim i kotë.
Burimi: thenextweb.com