WhatsApp shton dyfish sigurinë me përditësimin e fundit - Business Magazine Albania

WhatsApp shton dyfish sigurinë me përditësimin e fundit


Aplikacioni i mesazheve WhatsApp ka lançuar një verifikim dy-hapësh për të gjithë përdoruesit, funksion opsional që e bën shumë më të vështirë që njerëzit të marrin akses të paautorizuar në llogarinë tuaj.

Matjet shtesë të sigurisë ju lejojnë që ta mbroni llogarinë tuaj me një kod gjashtë shifror, i cili duhet të vendoset në mënyrë që të regjistroni numrin e celularit tuaj në WhatsApp.

Kjo do ta mbrojë llogarinë tuaj nga qasja e paautorizuar, pasi ofron një shtresë shtesë të sigurisë.

Sapo të vendoset kjo, çdo përpjekje për ta verifikuar numrin e celularit tuaj me WhatsApp do të kërkojë edhe kodin, thotë kompania përmes një përditësimi në web-faqen e saj.

Nëse e harroni ndonjëherë kodin, ju mund ta riktheni llogarinë duke dërguar një e-mail në adresën tuaj, e cila më pas do t’ju lejojë që ta hiqni verifikimin me kod në mënyrë që të hyni në llogarinë tuaj.

burimi: lajmifundit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0