Webinar: "Si të administroni biznesin tuaj me Open Source dhe Nextcloud?" - Business Magazine Albania

Webinar: “Si të administroni biznesin tuaj me Open Source dhe Nextcloud?”


Pas prezantimit të hapur që u zhvillua në ambientet e Fondacionit Ivanaj, edhe një herë z. Redon Skikuli do të vijë për një webinar (prezantim i hapur online) mbi të njëjtën temë, ku ai do ju ofrojë ca këshilla dhe një zgjidhje praktike me open source.

Webinar-i do zhvillohet online në datë 9 Maj, ora 18:00-19:00

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë mjafton të regjistroheni këtu.

Z. Skikuli do të trajtojë sërish konceptet kryesore dhe se si funksionojnë modelet e biznesit duke përdorur teknologji open source.

Ai do ofrojë një shpjegim të shkurtër të kulturës open source dhe më pas disa raste konkrete biznesesh për t’u ndalur më gjatë në prezantimin tek Nextcloud, alternativa open source e aplikacioneve cloud si Dropbox, Google Drive etj.

Nëse dëshironi të kuptoni më mirë se si mund të gjeni zgjidhje për nevojat tuaja të biznesit nëpërmjet softeve dhe platformave Open Souce, si dhe të kuptoni si mund t’i menaxhoni të dhënat e biznesit, projektit apo sipërmarrjes tuaj me privaci të plotë, atëherë bëhuni pjesë e këtij prezantimi online.

Bio: Redon Skikuli

Redoni ka lindur në Elbasan. Në vitin 2012 ai bashkëthemeloi Open Labs hackerspace dhe në vijim u angazhua në iniciativa si Open Source Conference Albania, Wiki Loves Monuments, CryptoParty Tirana, CopyFest Durrës dhe projekte të tjera që lidhen me kulturën e shpërndarjes dhe promovimit të dijes së hapur. Për më shumë se gjysëm dekade ai kontribuon vazhdimisht në projekte open source si OpenStreetMap, Wikipedia, ndërkohë që prej disa vitesh është Mozilla Tech Speaker. Profesionalisht ai është bashkëthemelues i Collective68 dhe Collective68.Cloud, kompani që ofron shërbime rreth teknologjive open source, platformave open data si dhe privatësisë në internet.

Audienca – Ky prezantim i drejtohet:

  • të gjithë të rinjve që dëshirojnë të zhvillohen profesionalisht në fushën e programimit;
  • të rinjve që dëshirojnë të krijojnë sipërmarrjen e tyre në fushë e teknologjisë dhe informacionit;
  • të rinjve (në shpirt dhe moshë) që kanë një biznes dhe dëshirojnë të rriten bashkë me një industri që ka nevojë për vizioni dhe pasion;
  • të interesuarve në fushën e aplikacioneve cloud.

Për më shumë informacion klikoni Këtu ose në linkun: https://sfidabiznesi.com/uebinar-administroni-biznesin-open-source-nextcloud/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0