Warren Buffett: “Të investosh tek vetja është rruga më e mirë drejt suksesit. Ja 3 mënyra të zgjuara për ta arritur këtë.” - Business Magazine Albania

Warren Buffett: “Të investosh tek vetja është rruga më e mirë drejt suksesit. Ja 3 mënyra të zgjuara për ta arritur këtë.”

Mjeshtëri i Omaha-s beson se suksesi mund të arrihet më thjesht nëse bëni këto tri investime të zgjuara tek vetja juaj. Warren Buffett ka grumbulluar miliona njerëz që kanë mësuar, si Buffett, se suksesi arrihet duke marrë vendime të mençura për investime. Por këto vendime mund të mos kenë asnjë lidhje me aksionet dhe obligacionet. Në një intervistë të vitit 2019 me kryeredaktorin e Yahoo Finance Andy Serwer, Buffett tha: “Deri më tani investimi më i mirë që mund të bëni është te vetja juaj”.

Ky mund të jetë mësimi më i vlefshëm nga të gjithë mësimet e mjeshtërit të Omaha-s. Të shfrytëzosh sa më shumë investimet e tua do të thotë të mos pushosh kurrë së marri njohuri, lloji i njohurive që ju vlejnë më shumë për përmirësimin e vetes si person, jo vetëm si një investitor.

Lexo: 4 zgjedhje në jetë i ndajnë ata që veprojnë nga ata që ëndërrojnë

Këtu janë tre mënyra për ta bërë këtë:

Investoni në përmirësimin e aftësive tuaja të komunikimit.

Në një video të postuar në LinkedIn, Buffett tha: “Nëse nuk mund të komunikosh, është si t’i shkelësh syrin një vajze në errësirë, asgjë nuk ndodh. Ju mund të keni të gjithë fuqinë e trurit që ekziston në botë, por duhet të jeni në gjendje ta transmetoni atë. Dhe transmetimi është komunikim.

Ai shtoi se investimi në zhvillimin e aftësive tuaja të komunikimit, si me shkrim dhe personalisht, mund të rrisë vlerën tuaj me të paktën 50 përqind.

Investoni në përmirësimin e aftësive tuaja drejtuese.

Buffett nuk bën shkurtime të këshillave për udhëheqësit e suksesshëm. Ai na ka treguar për rëndësinë e një tipari të panegociueshëm që duhet të ekzistojë në çdo udhëheqës: integritetin. Mjeshtëri i Omaha-s një herë ka thënë:

-“Ne kërkojmë për këto tri karakteristika kur punësojmë njerëz. Ne kërkojmë inteligjencë, iniciativë ose energji dhe integritet. Dhe nëse nuk e kanë këtë të fundit, dy të parët do t’ju vrasin, sepse nëse do të punësoni dikë pa integritet, do t’i dëshironit ata dembelë dhe memecë.”

Tony Simons në Integrity Dividend argumenton për integritetin si karakteristikën mbizotëruese që “prek çdo aspekt të biznesit tuaj”. “Kur praktikohet në formën e saj më të mirë, integriteti rrit vlerën e biznesit dhe nxit përfitimin.”,- thotë Simons.

Lexo: 4 Libra klasikë të biznesit të rekomanduar nga Jeff Bezos, Bill Gates dhe Mark Zuckerberg

Investoni në përmirësimin e marrëdhënieve tuaja të biznesit.

Një nga strategjitë më të mira për sukses është të rrethoheni me njerëzit e duhur. Buffett foli me disa studentë të kolegjit disa vite më parë dhe tha: “Ju do të lëvizni në drejtim të njerëzve me të cilët shoqëroheni. Prandaj është e rëndësishme të shoqëroheni me njerëz që janë më të mirë se ju.”

Siç thotë thënia e famshme, më thuaj me kë rri, të të them cili je.

Sigurohuni që të shoqëroheni me ata që janë më përpara jush në jetë, të cilët potencialisht mund t’ju ndihmojnë të mësoni gjëra të reja, të rriteni dhe të përparoni në karrierën tuaj.

Mundimi gjatë gjithë jetës i Buffett për të mësuar dhe investuar në vetvete, të cilën ai e ndan me partnerin dhe kolegun e tij të vjetër në Berkshire Hathaway, Charlie Munger, është ingredienti i fshehtë i suksesit të tij.

INC

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0