Warren Buffett është imazhi i ri i Coca-Colës - Business Magazine Albania

Warren Buffett është imazhi i ri i Coca-Colës


Nuk do të ishte e çuditshme të shihnit imazhin e një këngëtari të famshëm apo një futbollisti në kanaçen e Coca-Colës… por Warren Buffett?

Portreti i tij ndodhet në kanaçe sepse ai është shumë i ndjekur në Kinë, ku shihet si një ikonë suksesi. Atë e quajnë gu shen ose “zot i investimeve.”

Buffett është një fans i Coca-Colës, ai pi të paktën 5 kanaçe në ditë.

Kompania e tij, Berkshire Hathaway, është dhe aksionari më i madh i Coca-Cola, me 9.4% të aksioneve, me vlerë 16 miliardë dollarë.

“Kjo është mënyra më e mirë për të lançuar produktin Cherry Coke (coca-cola me qershi),” tha CEO i Coca-Cola Muhtar Kent.

“Është një nder për ne të përfshijmë imazhin e Warren në pijen e tij të preferuar.”

“Kjo pije ka shijen e shurupit të kollës.”

Cherry Coke ka qenë pjesë e tregut amerikan që nga viti 1985.

Megjithatë qytetarët kinez nuk janë të impresionuar me zgjedhjen e Buffett për pijen.

“Ajo shijon si bajame, jo si qershi. Unë nuk e pëlqej shijen e Warren Buffett,” komenton një qytetar në median sociale Weibo.

Mesa duket duhet të jesh më shumë se “zot” për të pushtuar tregun Kinez.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0