Volvo & Epic Games sjellin teknologjinë e vizualizimit real në gjeneratën e re të makinave falë Unreal Engine - Business Magazine Albania

Volvo & Epic Games sjellin teknologjinë e vizualizimit real në gjeneratën e re të makinave falë Unreal Engine

Volvo & Epic Games
~3 minuta lexim

Për t’u ofruar klientëve të tij eksperiencën më të mirë të përdorimit, Volvo Cars po sjell teknologjinë e vizualizimit real në gjeneratën e makinave të adhshme elektrike përmes një bashkëpunimi me Epic Games. Këto kompani po bashkëpunojnë për të sjellë Unreal Engine të Epic në makinat e ardhshme Volvo, duke ofruar grafika me kualitet të pakrahasueshëm brenda në makinë.

Epic Games është kompani lider për sa i përket software-it dhe argëtimit, që njihet për krijimin e Fortnite, një ndër lojrat më të mëdha në botë. Epic Games zhvillon gjithashtu Unreal Engine, i cili konsiderohet si mjeti më i avancuar për krijime 3D në kohë reale që përdoret në industri të ndryshme, jo vetëm në argëtim, dhe që tashmë do të përdoret nga Volvo Cars për zhvillimin e ndërfaqjeve dixhitale brenda makinave dhe gjenerimin e grafikave në kohë reale në makinë.

Volvo Cars është prodhuesi i parë evropian i makinave që përdor Unreal Engine për zhvillimin e Human Machine Interface. Më specifikisht, ky zhvillim do të fokusohet në Driver Information Module, një ndër ekranet brenda makinës që i ofron drejtuesit informacionet kryesore dhe shërbimet infotainment.

Në gjeneratën e re të makinave Volvo, përdoruesit do të njihen me grafika mbresëlënëse dhe kualitet shumë të lartë në këto ekrane. Grafikat shumë më të mprehta, ngjyrat më të pasura dhe animimet 3D të reja janë vetëm hapat e parë ndërkohë që zhvilluesit në Volvo Cars zhvillojnë më tej portofolin grafik.

Për t’i ofruar konsumatorëve tanë eksperiencën më të mirë të përdoruesit dhe të kontribuojmë në një drejtim të sigurt personal të makinës, ne kemi nevojë për një vizualizim të pasur, tërheqës dhe të përgjegjshëm brenda makinave tona.” tha Henrik Green, drejtues i seksionit të produktit. “Përdorimi i Unreal Engine në makinat tona do të mundësojë këtë gjë dhe do ta bëjë më të kënaqshme kohën e shpenzuar brenda makinës.”

Lexo: Shitjet e makinave në Evropë janë më të ulëtat që nga 1996

Duke bashkuar përdorimin e Unreal Engine me fuqitë e mëdha llogaritëse të gjeneratës së 3-të të Snapdragon Cockpit Platforms, gjenerata e re e makinave Volvo do të vendosë një standard të ri për sa i përket grafikave dhe performancës së sistemit infotainment.

Si rezultat, sistemi infotainment i ardhshëm i Volvo Cars do të jetë më tepër se 2 herë më i shpejtë se paraardhësi, ndërkohë që proçesimi dhe gjenerimi i grafikave do të jetë deri në 10 herë më i shpejtë.

Makina e parë që do të ketë të përfshira grafikat e reja do të jetë një model flagship tërësisht elektrik nga Volvo Cars që do të prezantohet më vonë gjatë këtij viti. Ky model do të jetë i pari i një gjenerate të re makinash tërësisht elektrike Volvo, pasi kompania ka qëllimin të shesë vetëm makina elektrike duke filluar nga viti 2030.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0