Edhe pse ndërmarrjet e vogla dhe të mesme zënë pjesën më të madhe të numrit në numër, janë ndërmarrjet e mëdha ato që në vlerë kanë peshën reale në volumin e eksportit. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave përgjatë periudhës 2012-2014, numri i ndërmarrjeve më të mëdha të cilat kryejnë më tepër se 50% të vlerës së eksporteve gjithsej është 20.
Në vitin 2015, duke u nisur nga aktiviteti ekonomik ku ato operojnë, 20 ndërmarrjet e sektorit të industrisë dhe tregtisë zënë përkatësisht 44,7% dhe 56,5% të eksporteve të këtyre sektorëve. Në sektorët e tjerë, 10 janë ndërmarrjet më të mëdha të cilat zënë 52,3% të eksporteve të këtij sektori. Në harkun kohor 2012-2015, numri i ndërmarrjeve eksportuese nga kombinimi i të dhënave të tregtisë së jashtme të mallrave me regjistrin e ndërmarrjeve ka ardhur duke u rritur.
Numri i ndërmarrjeve eksportuese në vitin 2015, është 2.516 nga 2.036 ndërmarrje, që ishin në vitin 2012, duke u rritur me 23,6 %. Sipas definicionit, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), përgjatë këtij harku kohor zënë në grupin e ndërmarrjeve për aktivitetin eksportues, mesatarisht në vit 95,9 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej.
Në vitin 2015, numri i NMVM eksportuese arriti në 2.411 ndërmarrje, duke u rritur 23,6 %, krahasuar me vitin 2012, ndërsa numri i NMVM importuese arriti në 8.723, duke u rritur 20,6 %, krahasuar me 2012.
Në vitin 2015, sipas madhësisë së tyre, ndërmarrjet eksportuese mikro (1-9 të punësuar) zënë 43,7 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej, ndërmarrjet eksportuese të vogla (10-49 të punësuar) zënë 36,3 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej, ndërmarrjet eksportuese të mesme (50-249 të punësuar) zënë 15,8 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej dhe ndërmarrjet eksportuese të mëdha (250+ të punësuar) zënë 3,8 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej.
Dominimi i eksporteve
Industria është sektori që dominon në eksportet e mallrave. Për periudhën e marrë në studim vlerën më të madhe të eksporteve e zënë ndërmarrjet që operojnë në sektorin e industrisë (ku përfshihen aktivitetet e industrisë nxjerrëse, përpunuese, energji elektrike dhe ujë). Në vitin 2015, ndërmarrjet që operojnë në sektorin e industrisë kanë zënë 80,6 % të vlerës së eksporteve, duke u rritur me 3,9%, krahasuar me vitin 2012.
Në 2015, ndërmarrjet e mëdha zënë 53,0 % të vlerës së eksporteve të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e industrisë. Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme zënë 81,6% të vlerës së eksporteve të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e tregtisë.
Në periudhën 2012-2015, pjesën më të madhe të ndërmarrjeve eksportuese e zënë ndërmarrjet që eksportojnë vetëm drejt një vendi partner. Në 2015, këto ndërmarrje u rritën 17,4%, krahasuar me 2012, duke zënë 65,9% të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej. Në 2015, pjesa e eksporteve të ndërmarrjeve me një vend partner zë 65,9% të eksporteve gjithsej, e ndjekur nga ndërmarrjet që eksportojnë drejt 2 vendeve partnere me 16,8% të eksporteve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.