Volkswagen tregon se në 2025-ën do të prodhohet modeli i fundit i motorit me djegie të brendshme - Business Magazine Albania

Volkswagen tregon se në 2025-ën do të prodhohet modeli i fundit i motorit me djegie të brendshme

Gjenerata e ardhshme e Volkswagen T-Roc do të jetë makina e fundit që do të ketë motor me djegie. Modeli i ri i makinës pritet të lancohet në 2025-ën dhe më pas do të jetë tërësisht elektrik.

Bashkë me të modelet e fundit që do përfshijnë motorë me djegie të brendshme është Volkswagen Passat i ri, Volkswagen Tiguan i ri dhe Volkswagen Golf i rikonceptuar.

Passat do të dalë në treg në vitin 2025, ndërsa Tiguan dhe Golf, janë duke u përgatitur për debutimin e vitit 2024.

Gjiganti gjerman mohoi se po planifikonte një crossover të ri elektrik të modeluar, pasi u zbulua se kishte paraqitur një regjistrim të markës tregtare ‘ID Roc’ me autoritetet gjermane.

Lexo edhe: Volkswagen do të investojë edhe 193 miliardë dollarë për makinat elektrike

Një zëdhënës konfirmoi planet e kompanisë për të krijuar një pasardhës të T-Roc, i prezantuar fillimisht në 2017 dhe tani i bërë modeli SUV më i shitur në Evropë, dhe me më shumë vetura të tilla të regjistruara midis vitit 2021 dhe 2022, në krahasim me modelin Golf.

SUV-ët tjera të vegjël nën ombrellën e Grupit Volkswagen, duke përfshirë Tiguan, Seat Ateca dhe Cupra Formentor, kanë përjetuar gjithashtu rritje në blerje.

T-Roc aktual është i disponueshëm me një zgjedhje të motorëve 1.0-litërsh me tre cilindra dhe 1.5-litërsh dhe 2.0-litërsh me katër cilindra me benzinë./ CarsScoops 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0