Volkswagen sjell projektin e një makine fluturuese - Business Magazine Albania

Volkswagen sjell projektin e një makine fluturuese


Kur Volkswagen ftoi klientët e tij të jepnin disa ide, ishte i pashmangshëm fakti që ata donin të realizohej projekti i një makine fluturuese.

Por një koncept – “Makina Hover” – i bëri shumë përshtypje firmës dhe një video e shkurtër CGI u hodh në YouTube për ta reklamuar atë.

Video më poshtë paraqet një Volkswagen fluturues me dy vende duke lëvizur me shpejtësi nëpër Beijng. Makina, e cila furnizohet nga mineralet nëntokësore, ishte ideja e një vajze në Kinë që ju përgjigj thirrjes së prodhuesve të makinave për një koncept inovator rreth makinave. Ideja është që turbinat e pasme e shtyjnë makinën para.

Për ta vënë makinën në lëvizje duhen breza elektromagnetik të ngulitur në rrugët poshtë tij, duke krijuar qëndrimin pezull falë tërheqjes elektromagnetike. Si shpërblim, prindërit e vajzës fituan mundësinë për ta drejtuar makinën në një video të rreme.

Sipas Creativity Online, Volkswagen  ka marr 119,000 ide dhe 33 millionë klikime në website-in e tij.

/Collectivelyconscious.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0