Vodafone Albania vlerësohet si rrjeti me performancën më absolute në Shqipëri - Business Magazine Albania

Vodafone Albania vlerësohet si rrjeti me performancën më absolute në Shqipëri


6 nga 10 shqiptarë kanë zgjedhur Vodafone, me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë në të gjithë Shqipërinë.

Kompania ndërkombëtare P3 Communications publikoi rezultatet e testimeve më të fundit të kryera në Shqipëri ku rezulton se Vodafone Albania ka arritur pikët maksimale të arritura ndonjëherë në vendin tonë për cilësinë e shërbimeve të telefonisë së lëvizshme.

P3 Communications, kompania ndërkombëtare e specializuar për testimin e cilësisë së shërbimeve celulare dhe internetit nëpër botë, kreu testimet në tregun tonë në periudhën 27 Janar 2017 deri 13 Shkurt 2017, në 24 qytete të ndryshme.

Pas testimeve sipas metodologjisë së standardeve Europiane, Vodafone Albania u çertifikua “Më i miri në testim” me pikët më të larta të arritura ndonjëherë në vendin tonë, përkatësisht 827 pikë nga 1000 pikë dhe me një diferencë të konsiderueshme me operatoret e tjerë në treg.

Sipas testimeve më të fundit të P3, Vodafone Albania arriti rezultatet më të larta të shënuara ndonjëherë përsa i përket:

  • Performancës më të lartë të shkarkimit dhe ngarkimit (upload dhe download)
  • Cilësi e pakrahasueshme e transmetimit video
  • Cilësi absolute e telefonatës

Ky vlerësim vjen si rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe angazhimit maksimal të kompanisë për të garantuar cilësinë dhe shërbimet më të mira në treg për klientët. Vetem pak kohë më parë, kompania ndërkombëtare e research-it Ovum, pas testimeve të kryera në tregun tonë, shpalli “Vodafone Albania” lider në treg për sa i përket numrit të destinacioneve ku ofron eksperiencën 4G në roaming. Sot, Vodafone Albania arrin pikët më të larta të regjistruara ndonjëherë edhe në testimet P3 në tregun tonë.

Drejtori i Përgjithshëmi Vodafone Albania Dietlof Mare u shpreh:
“Kemi ndërtuar rrjetin më të fuqishëm në vend, me qëllimin e vetëm për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje të klientëve për komunikim. Rezultatet e testimeve nga P3 Communications na bëjnë krenar për punën tonë deri më sot dhe na sfidojnë të punojmë fort për të qenë gjithnjë MË TË MIRËT me rrjetin me të besueshëm, më të shpejtë, më të sigurtë dhe për t’i garantuar klientëve tanë një eksperiencë ekselente nën rrjetin Vodafone “

Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë gjithmonë forca lëvizëse për zhvillimin e industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri. Ne vitin e 16 në tregun shqiptar, kompania Vodafone ka qenë pararojë e zhvillimeve më të fundit teknologjike në vend dhe për këtë arsye, mbi 56% e përdoruesve të telefonisë celulare i kanë besuar nevojat e tyre për komunikim kompanisë Vodafone Albania.

Burimi: 24-ore.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0