VOCE kërkon të rrisë produktivitetin tonë gjatë dëgjimit të podcast-eve

VOCE kërkon të rrisë produktivitetin tonë gjatë dëgjimit të podcast-eve


Voce është një luajtës për podcast-e i cili shpreson që të përmirësojë eksperiencën e dëgjimit të podcast-eve duke n’a furnizuar me shënime interaktive.

Sipas një postimi në Reddit nga vetë autori, Voce i lejon lexuesit që të nxjerrin website të ngjashëm me temën për të cilën po dëgjojnë. Gjithashtu edhe libra dhe imazhe ashtu siç janë përmendur në podcast që ata po dëgjojnë.

Ndërkohë që ajo nuk është shpërndarë gjerësisht, Voce është e disponueshme për testuesit e “beta”-ve me një numër të limituar podcast-esh.

Aplikacioni ka karakteristika si shënime të kuruara nga ekspertët, aftësinë për të kaluar nëpër timeline dhe për të komentuar në seksione të ndryshme, dhe “voice recognition” i cili lidhet me website e përmendura me zë.

Për dëgjuesit e rregullt të podcast-eve, kjo është një mundësi e artë. Voce e përmirëson eksperiencën duke u thelluar më tej në atë çka folësi është duke përmëndur. Ky është aplikacioni në funksionalitetin e vet:

Së pari, aplikacioni duket goxha mirë dhe është i lehtë për t’u përdorur. Ndonëse në teori pak e komplikuar, të gjeturit të podcast-eve nuk është e vështirë. Shënimet, shfaqen sapo ti hap një podcast. Madje linqet janë të shumllojshme. Nga librat në Amazon, në video në YouTube, e në website të tjera.

Çdo podcast është i shënjuar në timeline e podcast-it. Kështu vetëm duke klikuar mbi një shënim të caktuar, ajo shkon menjëherë tek fragmenti në fjalë.

Siç edhe u lartpërmënd, Voce është ende në versionin beta. Kështu që shumë gjëra mund të ndryshojnë gjatë kohës.

Burimi: Android Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0