Vlorë, Eksporti i ullirit rritet me 5000 ton në krahasim me 1 vit më parë - Business Magazine Albania

Vlorë, Eksporti i ullirit rritet me 5000 ton në krahasim me 1 vit më parë


Në Vlorë ekspertët e bujqësisë japin shifra pozitive për sektorin e kultivimit të ullirit.

Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar fermerët investuan më shumë për prodhimin e ullirit dhe nënprodukteve të tij, duke eksportuar 50% nga 12 mijë tonë prodhim në total.

Qarku i Vlorës zë vendin e parë në prodhimin dhe eksportin jashtë Shqipërisë së vajit të ullirit. Kreu i Drejtorisë së bujqësisë dhe ushqimit në Vlorë Beqir Kashuri thotë se nëse fermerët do të investonin më shumë në këtë sektor, qarku do të kishte të ardhura shumë më të larta në bujqësi.

Beqir Kashuri: “Në përjashtim të Kurorës së Vlorës, e gjithë Riviera dhe jugu i Shqipërisë ka pasur prodhim të bollshëm.Është rritje elitë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europe sepse këtu rritet ulliri natyral dhe prodhon vajin e ullirit me cilësinë më të lartë.”

Që prej vitit 2010-të kultivimi i ullirit është shoqëruar me subvencione mbështetëse për rreth 450 fermerë që kanë përfituar.

Aktualisht prodhimi i ullirit ka arritur në 12.000 tonë nga 7.000 mije që ka qënë një vit më parë, nga të cilat rreth 50% shkojnë për eksport.

/OraNews/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0