Vjen nr. 31 i revistës Businessmag: teknologji, inovacion dhe sipërmarrje - Business Magazine Albania

Vjen nr. 31 i revistës Businessmag: teknologji, inovacion dhe sipërmarrje

revista Businessmag

Ka dalë në treg, në formatin print dhe online numri i ri i revistës Businessmag.al

Në këtë numër 31 sjellim shumë informacione rreth teknologjisë, startupeve dhe sipërmarrjeve. Profile të ndryshme sipërmarrësish, në fusha të ndryshme blernda dhe jashtë vendit, flasin për sfidat e tyre dhe rrugëtimin në sipërmarrje. Ata sjellin shembuj praktikë se si ia kanë dalë, apo edhe si po përshtaten në erën e re të ndryshimeve. 

Ndërkohë, teknologjia është bërë tashmë kryefjalë e të gjitha zhvillimeve. Gjatë pandemisë ajo u bë aktorja kryesore e ekonomisë botërore, duke shfaqur rrjedhimisht meritat dhe dobësitë e saj më të mëdha në këtë rol.

Bujqësia merr një vëmendje të veçantë, për mënyrën se si teknologjia e inovacionit ul kostot dhe rrit rendimentin. Ne sjellim përpjekjet e para në universitete, lehtësues dhe sipërmarrje.

Në këtë numër i kemi dedikuar disa shkrime zhvillimit më të madh në fushën e Inteligjencës Artificiale “ChatGPT”. Ajo na e sjell ndërveprimin me informacionin online në një formë më të afërt. Një ndërveprim që shkon tek bisedat. Algoritmet e ChatGPT ju japin sot mundësi të intervistoni, të siguroni informacione të ndryshme, të bëni kërkime më të thelluara nga ato që kemi deri më sot me Google.com. 

Lexo: Inteligjenca artificiale, ligjvënësit e BE-së kërkojnë samit për kontrollin e saj

Platforma, pas të cilës ne krenohemi të jetë shqiptarja Mira Murati, në fakt ka ngjallur edhe reagimet e skeptikëve. A duhet të përdoret në shkolla dhe universitete? A është gjithnjë një burim i saktë informacioni? Vetë zhvilluesit e kësaj platforme kanë pohuar se ndërveprimi i saj shkon deri tek informacionet e disponueshme të algoritmit. Madje ka raste kur përgjigjet të mos jenë ato të duhurat dhe për këtë, zhvilluesit po punojnë më tej. 

Abonohu dhe bëhu pjesë e komunitetit të sipërmarrjes inovative!

Në këtë numër ne kemi trajtuar sfidat e sistemit bankar, me falimentime që nisën në Silicon Valley dhe kanë prekur edhe Europën, konkretisht Zvicrën.

Ne kemi synuar t’ju sjellim në këtë numër modele të përpjekjeve mes biznesmenëve, trajnerëve, nismave dhe industrive dinamike. Përpjekje drejt zhvillimit, që pavarësisht sfidave, po synojnë të sjellin më të mirën, si një shpresë për mundësi zhvillimi për të gjithë ekonominë e vendit.

Ju ftojmë të abonoheni dhe të Shfletoni Businessmag, në formatin print ose digjital.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0