Vjen në Tiranë panairi “Study in Europe”

Vjen në Tiranë panairi “Study in Europe”


Të shtunën më 26 Tetor në mjediset e Hotel Hilton në Tiranë, nga ora 10.00-18.00 do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri panairi “Study in Europe”, (Të studiosh në Europë), një event i mbështetur nga delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.

“Study in Europe është një projekt i BE, që ka qëllim t’u tregojë studentëve në gjithë botën çfarë ofron studimi në Europë, përfshirë studimet e larta, pasuniversitare, bursa, kërkime shkencore etj. Gjithashtu “Study in Europe” krijon mundësi për të lidhur organizatat e arsimit të lartë me studente dhe partnerë ndërkombëtarë.

Në panairin që do të zhvillohet më 26 tetor në Hilton, do jenë të pranishëm përfaqësues nga 34 universitete dhe institucione arsimore nga 18 vende të BE që do prezantojnë programet e tyre të studimit në Tiranë. Përfaqësuesit e universiteteve dhe të Delegacionit Europian, do të jenë aty dhe do t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve që kanë studentët, apo të afërmit e tyre, lidhur me pagesat, kriteret e pranimit etj.

Lexo: Work & Study panairi që po bën bashkë punën dhe shkollën

Vendet pjesëmarrëse në Panairin e Tiranës janë: Austria, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Hungaria, Italia, Lituania, Holanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Turqia.

Gjithë informacionet e fundit i gjeni në linkun e eventit:
https://www.facebook.com/events/523640484849252/
Hyrja është e lirë! Merrni pjesë dhe informohuni për :

  • Studime universitare
  • Studime pas universitare
  • Kërkime Shkencore
  • Bursa studimi
  • Kriteret dhe pagesat

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0