Viti shkollor mund të zgjatet deri në korrik për shkak të COVID-19

Viti shkollor mund të zgjatet deri në korrik për shkak të COVID-19


Në rast se mësimi në shkolla e universitete nuk nis brenda muajit maj, atëherë viti shkollor do të zgjatet me një muaj, deri në korrik.

Këtë lajm e bëri publik ministrja e Arsimit Besa Shahini, në një intervistë në Report Tv.

Në rast se mësimi do të shtyhet me një muaj, edhe aplikimet për në universitet do të shtyhet me një muaj.

Ky vendim pritet të merret në javët e ardhshme, në varësi të kurbës së të infektuarve me COVID-19 në vend.

Lexoni: Manaferra shtrihet edhe në SHBA, një treg i ri për shërbimet outsourcing

Po ashtu, ministrjra Shahini sqaroi maturantët se nëse temat e zhvilluara onlinë gjatë këtyre javëve, nuk do të përsëriten në shkollë kur të rinisë mësimi, ato nuk do të përfshihen në provimet e maturës.

Lidhur me nxënësit të cilët nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin online dhe kanë kërkuar përsëritjen e vitit mësimor, Shahini tha se do të lejohet përsëritja e vitit vetëm për raste sporadike, por jo si brez i tërë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0