VIDEO/ “Patate në Divan”, reklama virale anti-Covid që vlerëson heronjtë e pandemisë - Business Magazine Albania

VIDEO/ “Patate në Divan”, reklama virale anti-Covid që vlerëson heronjtë e pandemisë

Me rastet e koronavirusit që janë rritur përsëri në Europë, vendet kanë filluar të miratojnë masat e tyre unike për të luftuar valën e dytë të virusit dhe Gjermania nuk është mbrapa. Një reklamë e realizuar nga qeveria gjermane është bërë virale në internet.  Reklama vlerëson me humor të rinjtë vendas duke i quajtur “patate në divan”,  ndërsa vendi po lufton me një valë të dytë të koronavirusit.

Reklama e parë e titulluar “#heronjspecial -së bashku kundër koronës”, përshkruan një burrë të moshuar që kthehet prapa në dimrin e vitit 2020. Ajo mbron parullën, “rri në shtëpi, shpëto jetë”, por ka edhe diçka tjetër që e bën shumë të veçantë. Në reklamë, shihet një njeri i moshuar, duke u intervistuar në lidhje me krizën Covid-19  dhe tregon se si ai dha një kontribut për të ndaluar përhapjen e pandemisë duke qëndruar në shtëpi në “dimrin e vitit 2020”, kur ishte një student inxhinierie në moshën  22-vjeçare.

LEXO: Rreziku i ndjenjës së izolimit krijuar nga pandemia

Ai vazhdon duke thënë se ishte “përtacia” e tij që e shpëtoi, në kohën kur “fati”’ i vendit ishte vënë në duart e të rinjve. Reklama synon të shpërblejë durimin dhe nderon heroizmin e qëndrimit në shtëpi për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

https://twitter.com/antoni_UK/status/1327701477008285696

Kjo reklamë, ka goditur shumë përdorues të internetit dhe duket se i drejtohet posaçërisht popullatës së re në përpjekje për t’i inkurajuar ata që të tregojnë kujdes. Reklama është aq pozitive dhe u kërkon qytetarëve t’i rezistojnë kërkesës për të dalë nga shtëpia, për një të ardhme më të mirë kolektive. Gjermania, deri tani ka raportuar më shumë se 12,000 vdekje nga koronavirus.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0