Video/ Falë Inteligjencës Artificiale, në Kinë mësuesi u lexon mendjen nxënësve - Business Magazine Albania

Video/ Falë Inteligjencës Artificiale, në Kinë mësuesi u lexon mendjen nxënësve

Disa klasa kineze tani po përdorin Inteligjencën Artificiale për të monitoruar trurin e nxënësve.

Mund të duket e frikshme që dikush të të lexojë trurin, por ja që këto mësuese e bëjnë. Kjo arrihet falë disa pajisjeve.

Këta shirita koke të teknologjisë së lartë matin përqendrimin. Qëllimi nuk është kapja në gabim e nxënësit, por rritja e rezultateve të tyre.

Pavarësisht shqetësimeve në lidhje me efektivitetin e teknologjisë dhe çështjen e privatësisë, prindërit dhe mësuesit e kanë përqafuar këtë metodë. Nuk është gjë e re që fëmijët kanë mungesë përqendrimi të theksuar, kështu që mbase kjo është zgjidhja.

Se si funksionon, duket në video. Sipas ngjyrave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0