Veza e famshme e Instagramit ka një mesazh për të gjithë ne

Veza e famshme e Instagramit ka një mesazh për të gjithë ne


Është zbuluar djaloshi që qëndronte pas “Vezës së Instagramit”, postimit më të famshëm me 52 milionë pëlqime.

Chris Godfrey, është 29 vjeçari që punon për agjencinë kreative “The & Partnership” në Londër. Ai tha që fillimisht e kishte postuar foton për pak humor, por dhe për të bërë një eksperimet se si do të reagonin njerëzit.

Lexoni: Kush e bëri të famshme vezën më të pëlqyer të Instagramit?

Për New York Times ai thotë: “Një vezë nuk ka gjini, rracë apo besim. Veza është thjesht vezë. Është universale.”

Godfrey e postoi foton më 4 janar me titullin: “Le të vendosim një rekord botëror së bashku dhe të arrijmë postimin më të pëlqyer në Instagram. Të mundim rekordin botëror që mban Kylie Jenner (18 milionë)! Ne mund t’ja dalim. ”

Godfrey ka kërkuar ndihmën e dy miqve të tij, Alissa Khan-Whelan, 26 dhe CJ Brown, 29, për të drejtuar llogarinë e vëzës në Instagram.

Gjatë dy javëve të kaluara, janë postuar foto të njëpasnjëshme të vezës me krisje si një fushatë ngacmuese.

Së fundmi në profilin e world_record_egg, është postuar një video që mban një mesazh për të gjithë ndjekësit:

“Përshëndetje! Unë jam world_record_egg, (ndoshta ke dëgjuar për mua). Kohët e fundit kam filluar të krisem. Presioni i medias sociale më ka mbërthyer dhe mua. Nëse dhe ti po vuan të njëjtën gjë, FOL ME DIKË.”

https://www.instagram.com/p/BtdYQwincYv/?utm_source=ig_web_copy_link

Godfrey ka folur për mediat duke treguar se këto javë kanë qenë “një çmenduri” dhe “një udhëtim real”, por ai ishte i vendosur ta përdorte suksesin e tij për një qëllim të mirë.

Lexoni: Fotografia e një veze është tani postimi më i pëlqyer në Instagram

“Nuk bëhet fjalë për mua,” thotë ai. “Gjithçka bëhet për vezën, ku mund ta çojmë e çfarë mund të bëjmë për të.”

Gjithsesi ai e pranon se suksesi ka qenë i papritur.

“Një ngacmim i vogël që kapi vëmendjen e botës,” tha ai. “Por ajo çfarë ti bën më atë vëmendje është ajo që vlen.”

/Standard.UK

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0