TikTok po prezanton një opsion “vetëm për të rritur” që do t’i lejojë përdoruesit të bllokojnë fëmijët nga shikimi i videove “live”.
Krijuesit e përmbajtjeve do të pyeten nëse për transmetimin që do të kryejnë duan të shihen nga personat deri në moshën 18 vjeç. Sipas platformës, opsioni do të jetë i disponueshëm në javët në vijim.
TikTok jep si shembull videot humoristike të cilat mund të mos jenë të përshtatshme për të miturit apo kur influencerët dëshirojnë të ndajnë “një përvojë të vështirë”.
Transmetimet vetëm për të rritur janë një nga masat e sigurisë që po merren nga kompania sa i përket videove “live”, pas vëzhgimeve të rrepta se si platformat sociale mund të mbrojnë më mirë fëmijët.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.