Vertu Ti, Androidi luksoz me vlere 7900 euro (VIDEO) - Business Magazine Albania

Vertu Ti, Androidi luksoz me vlere 7900 euro (VIDEO)


Vertu kthehet me nje smartphone luksoz dhe me ne fund modern e te perditesuar, i cili quhet ‘Vertu Ti’. Marka eshte shfaqur serish me nje celular Android qe eshte perzierje e materialeve, permbajtjeve eskluzive dhe nje skede teknike te denje.

Deri tani kemi pare qe kjo marke i kushtonte me shume rendesi anes estetike dhe me pak rendesi substances, qe here here dukeshin sikur kishte karakteristika te telefonave te vjeter.

Me Vertu Ti duket sikur eshte ‘thyer nje tabu’, pasi pervec anes estetike luksoze ka dhe nje hardware interesant. Pas ndarjes se Vertu nga nena Nokia, Vertu Ti ka bere nje evolucion.

Dizajni dhe linja natyrisht qe nuk braktisin te kaluaren, por me me pak vulgaritet. Kjo gje verehet nga forma katrore, por me nje stil me te pelqyeshem dhe modern.

Ndersa, te gjitha risite e tjera fshihen ne brendesi te trupit. Skeda teknike Vertu Ti nis me sistemin operativ Android 4.0 Ice Cream Sandwich qe mbeshtetet ne nje nderfaqe te personalizuar dhe nga nje pulsant Vertu Key per te njoftuar ndihmen 24 ore ne 24, eshte nje procesot Qualcomm Snapdragon dual core prej 1.7GHz me 1GB Ram, nje memorie te brendshme 64 GB, nje ekran prej 3.7 polesh me prekje me kontrast te larte, NFC, Wi-Fi, Bluetooth dhe GPS, nje fotokamere te pasme prej 8 megapixel me regjistrim videoje Full HD dhe nje fotokamere te perparme prej 1.3 megapixel per telefonatat me video.

Ja nje permbledhje e karakteristikave te luksozit Vertu Ti :

– Sistem operativ Android 4.0 Ice Cream Sandwich me nderfaqe te personalizuar
– Procesor Qualcomm Snapdragon dual core prej 1.7GHz me 1GB RAM
– ekran prej 3.7 polesh touchscreen me kapacitet WVGA dhe kontrast te larte
– Memorie te brendshme prej 64GB
– Fotokamere e pasme prej 8 megapixel me videorecording ne Full HD
– Fotokamere e perparme prej 1.3 megapixel
– NFC, WiFi, Bluetooth dhe GPS

Persa i perket anes estetike, mund te shihen elemente metalike titani dhe te cmuar me safir, por edhe lekure aligatori. 184 perberesit e pjeses estetike jane besuar ne doren e nje artizani qe pastaj do te vendose firmen ne pajisje.

Audio eshte e garantuar nga Bang&Olufsen. Por mjaft me karakteristikat, tani duam te dime nje element thelbesor te Vertu Ti. Sa kushton? Versioni Titanium Black Leather mund te blihet me cmimin 7900 euro ndersa, me cmimin 8900 euro mund te merret Titanium Pure Black.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0