Vendimi/ 300 euro subvencion për çdo hektar grurë, shtohet fondi naftës, mbështetje dhe për peshkatarët - Business Magazine Albania

Vendimi/ 300 euro subvencion për çdo hektar grurë, shtohet fondi naftës, mbështetje dhe për peshkatarët

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka njoftuar se Këshilli i Ministrave ka miratur fondin prej 1.2 miliardë lekë, që i shtohet buxhetit të Skemës Kombëtare për mbështetjen e fermerëve.

Ajo tha më tej se duke marrë shkas nga situata në botë pas luftës në Ukrainë dhe bllokimit të eksportit, për çdo femer që do të mbjellë një hektarë me grurë do të marrë bonus 30 mijë lekë për çdo hektarë.

“Me vendimin e miratuar sot, Qeveria Shqiptare ka vendosur për herë të parë një fond prej 500 milionë lekë që synon rritjen e sasisë së grurit të prodhuar në vend. Përmes kësaj mase, kultivuesit e grurit me sipërfaqe mbi një HA, që janë edhe prodhuesit kryesor që dalin në treg, do të përfitojnë një mbështetje prej 30 000 mijë lekë për HA. Nga kjo skemë do të përfitojnë mbështetje rreth 7300 fermerë dhe përmes saj synojmë të rrisim sipërfaqen e kultivuar me grurë në vend me 17 mijë ha, duke synuar ta çojmë sipërfaqen e kultivuar me grurë për vitin që vjen në 70000 HA në total.” u shpreh ajo.

Lexo edhe: IPARD 3, programi për zonat rurale që nis ne 2022

Fondi i Skemës së Mbështetjes me naftë gjithashtu do të rritet nga 1.45 miliardë lekë në 1.95 miliard lekë, duke shtuar 500 milionë lekë në skemën e naftës.

Me këtë rritje të Fondit, këtë vit do të përfitojnë mbështetje me naftë përafërsisht 35 mijë fermerë, në kultura të ndryshme bujqësore.

Përveç rritjes së fondit për bujqësinë, Qeveria vendosi sot të rrisë gjithashtu ndihmën për sektorin e peshkimit, i cili gjithashtu është përballur me rritjen e madhe të çmimit të naftës dhe kostos së peshkimit.

“Sot miratuam një fond shtesë prej 200 milionë lekë për subvencionimin e naftës për peshkim. Nga ky fond do të përfitojnë me 40 lekë litër shtesë subvencion për naftën 203 anije peshkimi në vend. Kjo mbështetje ndikon në rreth 5 milion litra naftë që konsumohet nga anijet e peshkimit deri në fund të vitit.” – u shpreh më tej ministrja Krifca.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0