Vendet më të preferuara në botë në 2025 - Business Magazine Albania

Vendet më të preferuara në botë në 2025

Vendet më të preferuara në botë në 2025

Sipas raportit të fundit World Economic Outlook, turizmi global u rrit me 2.9% gjatë vitit 2024, duke sinjalizuar një rikthim të fuqishëm të udhëtimeve ndërkombëtare. Më poshtë janë 10 vendet më të preferuara nga miliona udhëtarë në mbarë botën,  destinacione që mund të merrni parasysh edhe ju për aventurat tuaja në vitin 2025.

1. Franca – 89.4 milionë vizitorë
Franca mbetet vendi më i vizituar në botë, me plot 89.4 milionë turistë në vitin 2024. Ikonat si Kulla Eiffel, Katedralja Notre-Dame, pallati i Versajës dhe kantinat e famshme të Bordosë vazhdojnë të tërheqin vizitorë nga çdo cep i botës.

France country guide - Lonely Planet | Europe

2. Spanja – 83.7 milionë vizitorë
Me një pasuri të jashtëzakonshme kulturore dhe historike, Spanja priti 83.7 milionë turistë. Pikat kryesore përfshijnë Alhambrën në Granada, Pallatin Mbretëror në Madrid dhe Bazilikën e Sagrada Famílias në Barcelonë.

Spain Holidays 2025/2026 | TUI.co.uk

3. Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 79.3 milionë vizitorë
SHBA-të tërheqin turistë nga e gjithë bota, duke regjistruar 79.3 milionë vizitorë. Pikat ikonike përfshijnë Statujën e Lirisë në New York, Hollywood-in në Los Angeles dhe Disney World-in në Orlando.

Study in USA

4. Kina – 65.7 milionë vizitorë
Kina shënoi një rritje prej 4.5% nga viti në vit, duke arritur në 65.7 milionë vizitorë. Përveç monumenteve historike si Muri i Madh, Qyteti i Ndaluar dhe Ushtarët e Terrakotës, metropolet moderne si Shanghai dhe Guangzhou kontribuan ndjeshëm në këtë rritje.

11 must-visit magnificent Unesco World Heritage sites in China | Cathay

Lexo edhe:Këto janë vendet më miqësore në Europë për të nisur një biznes

5. Italia – 64.5 milionë vizitorë
Italia tërhoqi 64.5 milionë turistë falë trashëgimisë së saj të pasur historike, artit dhe kuzhinës unike. Florenca me veprat e Rilindjes, Venecia romantike dhe Koloseu i Romës janë disa nga atraksionet më të dashura. Ndërkohë, kuzhina italiane – nga vera toskane te pica napolitane – e bën përvojën edhe më të paharrueshme.

Italy Country Guide - Everything You Need to Know in 2023

6. Turqia – 51.2 milionë vizitorë
Me një rritje prej 11.9%, Turqia tërhoqi 51.2 milionë vizitorë. Pikat kryesore përfshijnë Hagia Sofinë në Stamboll, formacionet shkëmbore të Kapadokias dhe plazhet e mrekullueshme të Antalias.

Turkey

7. Meksika – 45 milionë vizitorë
Meksika mirëpriti 45 milionë turistë, duke shënuar një rritje prej 9%. Plazhet e Kankunit, rrënojat e lashta të Chichen Itza-s dhe pasuria kulturore e qytetit të Meksikos janë ndër atraksionet kryesore.

7 best Mexico holiday destinations for 2025 | The Independent

8. Tajlanda – 39.8 milionë vizitorë
Tajlanda regjistroi 39.8 milionë turistë, tërhequr nga tempujt e Bangkokut, plazhet e Phuket dhe natyra malore e Chiang Mai-t.

Thailand: Everything You Need to Know About the Land of Smiles in 2025

9. Gjermania – 39.6 milionë vizitorë
Me 39.6 milionë turistë, Gjermania tërheq përmes historisë së saj të pasur. Porta e Brandenburgut në Berlin, festivali Oktoberfest në Mynih dhe kështjellat përrallore si Neuschwanstein janë ndër më të vizituarat.

Is Germany a good place to live? An overview for expats

10. Mbretëria e Bashkuar – 39.4 milionë vizitorë
Mbretëria e Bashkuar priti 39.4 milionë vizitorë në vitin 2024. Londra qëndron në qendër të vëmendjes me muzetë e saj të pasur, artin, trashëgiminë kulturore dhe monumente të famshme që e bëjnë këtë qytet një magnet për turistët.

UK Tours: Guided Trips to Scotland, Ireland, England & Wales

TOI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0