Vendet e para në Europë, që planifikojnë daljen nga izolimi

Vendet e para në Europë që planifikojnë daljen nga izolimi


Sapo Europa nisi të shohë rënie të kurbës së infektimeve dhe të viktimave nga koronavirusi ,janë të shumta vendet, që po flasin për strategji të daljes nga kriza. Austria ishte e para që zyrtarizoi disa afate për rihapjen e ekonomisë. Pas pashkëve në këtë vend do të lejohet hapja e dyqaneve të vogla.

Nga 1 maji do të lejohen edhe qendrat tregtare dhe parukeritë ndërsa hotelet dhe restorantet janë parashikuar të rifillojnë punën pas mesit të majit, por me masa të shtuara sigurie. Ky vend do ta zhvillojë maturën shtetërore në qershor. Por kancelari Sebastian Kurz tha se gjithçka do të varet nga tendenca e infektimit deri për pashkë.

Lexoni: Google Developers Group Tirana organizon hakatonin “Hack Tirana Karantinë”

Franca do lejojë hapjen e disa dyqaneve javën që vjen. Kryeministri Eduard Filipe tha se “gjithsesi nuk bëhet fjalë për një lëvizje kudo dhe për të gjithë”.

Danimarka gjithashtu njoftoi se do të bëjë të njëjtën gjë pas Pashkëve. Por kryeministrja Mette Frederikson deklaroi se në rast të rritjes së rasteve me koronavirus masat kufizuese do të rikthehen.

Edhe Çekia ka nisur lejimin e disa aktiviteteve dhe hapjen e disa dyqaneve.

Italia dhe Spanja dy vendet më të goditura në Europë nga pandemia, kanë njoftuar se do të marrin vendimet për daljen nga mbyllja, pas festës së pashkëve. Ministri italian i shëndetësisë, Roberto Speranza tha se bllokimi i vendit mund të shkojë përtej 13 prillit, por shtoi se “tashmë detyra e gjithsecilit është gjetja e një mënyre për të jetuar me virusin” derisa të zbulohet një vaksinë.

Lexoni: Analizë: Cila është strategjia e Europës për të dalë nga pandemia

Të njëjtin qëndrim po mban edhe Spanja. Qeveria e Madridit tha se “aktualisht po përgatiten për uljen e pandemisë dhe se po studiohet dalja prej saj”.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara janë aktualisht në krye të vendeve për përhapjen e koronavirusit, presidenti Donald Tramp u dha shpresë amerikanëve se do të rikthehen në jetën e përditshme më shpejt nga sa e mendojnë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0