Vendet e çuditshme ku krijuesit e famshëm frymëzohen - Business Magazine Albania

Vendet e çuditshme ku krijuesit e famshëm frymëzohen


Disa nga mendjet më kreative në histori e kanë ndërtuar suksesin e tyre falë këtyre momenteve të shkurtëra ku lindin idetë. Ju ndoshta mund të keni lexuar se Woody Allen i krijon idetë e tij më të mira kur është në dush, sesi leximi i një artikulli për hacker-at e telefonave e shtyu Steve Jobs të krijonte kompjuterin Apple me Steve Wozniak.

Ja disa nga vendet frymezuese ku inovatorët modern shkojnë për t’u frymëzuar:

Duke udhëtuar nëpër botë: Pasi kompania e tij e reklamave dështoi në moshën 26 vjeçare, Nick Woodman vendosi të psuhonte dhe udhëtonte me shpresën se do të gjente frymëzimin e duhur për atë që mund të bënte më vonë. Mesa duket frymëzimi ndodhej poshtë hundës së tij dhe sipër dërrasës së sërfit. Woodman kuptoi se i nevojitej një kamerë krahu për të dokumentuar avnturat e tij të sërfit. Ai e ndërpreu udhëtimin e tij dhe u kthye në shtëpi për të punuar në atë që sot quhet GoPro.

Në tualet: Kjo ndoshta nuk është dhe aq e çuditshme, por shumë krijues janë frymëzuar në tualete të çuditshme apo në mënyra të çudithsme në tualete normale. Steve Jobs ulej sipër shkarkuses së tualetit dhe zhyste këmbën e tij të zbathur në ujë ndërkohë që mendonte. Dr. Nakamatsu kishte një “dhomë relaksi” për të menduar e cila ishte një tualet i mbuluar me flori 24 karat, e cila sipas tij bllokonte sinjalet e trasmetimit që pengonin kreativitetin.

Në vaskë: Ishte pikërisht një larje e shkurtër në vaskën e kompanisë Nintendo, momenti i duhur për dizajnerin legjendar të lojërave elektronike Shigeru Miyamoto që t’i lindte një ide e re. Ai ka thënë se pikërisht ky moment relaksi e shtyu drejt krijimit të lojës “Donkey Kong.” Kjo ide automatikisht çoi në krijimin e ri të një loje ku personazhi kryesor ishte hidrauliku me emrin Mario.

Në tren: Ne shpesh përhumbemi në mendime kur udhëtojmë në transportin publik, por autorja J.K. Rowling nuk i mbajti për vete mendimet e saj, kur ajo mbeti e bllokuar në një tren për 4 orë pa një stilolaps për të shkruajtur idenë e një libri dhe shumë e turpshme për t’i kërkuar të panjohurve një stilolaps apo një bllok shënimesh, ajo u zhyt në mendime duke ndërtuar fabulën, duke e skicuar dhe duke e ruajtur në memorie. Rezultati ishte Harry Potter.

Kudo që shkoni për të menduar, ndoshta gjëja më e mirë që mund të bëni është të mbani shënime dhe të ndërtoni një plan për atë që po mendoni. Sepse idetë nuk lindin vetëm në vende të caktuara, por dhe në kohë të caktuara, gjithashtu.

/Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0