BE "vë në shënjestër" Volkswagen-in - Business Magazine Albania

BE “vë në shënjestër” Volkswagen-in


Sipas Bashkimit Evropian, gjigandi gjerman i makinave, Volkswagen, ka thyer rregullat në 20 vende anëtare të unionit. Brukseli shpreson kështu që shtëpia prodhuese të dëmshpërblejë konsumatorët europianë njësoj siç dëmshpërbleu ata amerikanë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kompania pranoi një pakt prej 15 miliardë dollarësh, në bazë të së cilit, rreth 480 mijë konsumatorë do të dëmshpërbleheshin me një shifër nga 5 mijë deri në 10 mijë dollarë.

E vetmja mënyrë që Europa t`ia dalë në këtë mision të vështirë është vendosja e një gjobe ndaj kompanisë për shkelje të normave mbi tutelën e konsumatorit. Me këtë çështje do të merret Komisioni i posaçëm i krahut ekzekutiv të unionit. Një gjobë e ngjashme me atë të Shteteve të Bashkuara në Europë do të ishte dramatike për financat e kompanisë.

Dieselgate ka rezultuar me një faturë mjaft të kripur deri më tani për shtëpinë prodhuese gjermane dhe me shumë gjasa kjo faturë do të rritet. Kompania duhet të paguajë jo vetëm gjobat e autoriteteve dhe riparimin e automjeteve të manipuluara, por duhet të dëmshpërblejë edhe klientët privatë si dhe konçesionarët. Duke llogaritur edhe humbjet në vlerë kapitalizimi në treg humbjet kapërcejnë në dhjetra miliarda euro.

Burimi: gazetaekonomia.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0