Vaksina kundër Covid-19 do të vijë në Shqipëri në fund të dhjetorit - Business Magazine Albania

Vaksina kundër Covid-19 do të vijë në Shqipëri në fund të dhjetorit

Banka Botërore

Mjeku i Infektivit Pëllumb Pipero është shprehur se vaksina anti-COVID e COVAX do të vijë në Shqipëri në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit. Sipas Piperos, sasia e parë e vaksinave që do të vijnë nuk do të jetë për të gjithë, por vetëm për personat më të rrezikuar.

“Kam disa informacione që po punohet paralelisht me disa drejtime për ta marrë vaksinën njësoj me vendet e tjera të Europës dhe besoj se vaksina në Shqipëri do të vijë shumë shpejt, mendoj në fund të dhjetorit, fillimi i janarit”, u shpreh ai.

LEXO: Vaksina anti-COVID-19 do të jetë falas për Shqipërinë

Ndër të tjera, mjeku tha se vaksina ka dy intervale. Sipas Piperos menjëherë pas aplikimit të parë nuk do të thotë se krijon imunitet. Dhe pas vaksinimit të 2-të, duhen dy javë që të krijohen antitrupat ndërkohë që në këtë kohë qytetari duhet të ketë kujdes, pasi duhet kohë që të krijohen antitrupat.

Ai gjithashtu shtoi se ndërgjegjësimi për masat mbrojtëse krahas antiviraleve është arritje jashtëzakonisht e madhe. Nisur nga ajo që ndodh nëpër lokale, autobusë apo pamjet që vijnë nga dyqanet, Pipero thotë se autoritetet duhet të ndërhyjnë dhe të mos lejojnë grumbullimet. Po ashtu ai ka shtuar se autoritetet nuk duhet të lejojnë shfaqje të tilla, pasi sipas tij situata po përkeqësohet dita ditës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0