Vaksina falas për vendet e Ballkanit Perëndimor, Von der Leyen jep lajmin e mirë - Business Magazine Albania

Vaksina falas për vendet e Ballkanit Perëndimor, Von der Leyen jep lajmin e mirë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbajti një konferencë për shtyp ku njoftoi se BE do të japë vaksinat e Covid falas për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo bëhet e ditur nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Në konferencën e sotme për shtyp pas Këshillit Evropian, Presidentja @vonderleyen konfirmoi se #BE do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga shtetet anëtare në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzve të cenueshëm”, theksohet në njoftim.

Asnjë iluzion se pandemia ka mbaruar

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi ditët e fundit se “asnjë vend nuk mund të ushqehet me iluzionin se pandemia ka marrë fund. Sa më shumë që vendet të kenë nën kontrollon virusin, aq më shumë mund të rikthehen në normalitet”. Ai solli në vëmendje të gjithë qytetarëve të botës dhe autoriteteve shëndetësore ato masa që janë thelbësore për të vënë nën kontroll Covid-19: “parandalimin e grumbullimeve të mëdha në stadiume e klube nate, zbatimin e një programi rigoroz testimi, gjurmimin e kontakteve dhe izolimin e tyre”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0