Vaksina e parë ndaj Covid, ngjall shpresa për luftën kundër kancerit - Business Magazine Albania

Vaksina e parë ndaj Covid, ngjall shpresa për luftën kundër kancerit

Vaksina

Teknologjia e ARN , bazë për disa vaksina COVID-19 mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të tjera komplekse si kanceri ose HIV. Nëse ARN kalon testin pandemik, ajo do të hapë një fushë krejt të re në mjekësi. Bloomberg vlerëson se vaksinat Coronavirus nga Moderna dhe Pfizer me BioNTech mund të hapin një fushë të re në mjekësi që një ditë mund të luftojë sëmundje komplekse si kanceri, AIDS ose sëmundjet e zemrës.

Teknologjia e re RNA (mARN) është në thelb të disa vaksinave kundër Covid. Gjatë imunizimit, materiali gjenetik artificial futet në qelizat njerëzore, duke nxitur qelizat të riprodhojnë proteinën e koronavirusit, me të cilën hyn në qeliza. Sipas Bloomberg, kjo ARN nuk shkakton infeksion të vërtet, por mëson sistemin imunitar për të luftuar infeksionin.

Disa kompani po punojnë për të përshtatur këtë teknologji për vaksinat kundër gripit, dështimit të zemrës, fibrozës cistike (një sëmundje e trashëguar), citomegalovirusit (një sëmundje virale) dhe madje edhe HIV. Vaksina e gripit mund të kombinohet e të prezantohen në një dozë, për të përballuar të gjitha sëmundjet sezonale të dimrit, ka thënë CEO i Moderna, Stefan Bansel.

MARN është një qasje e re që nuk është përdorur kurrë më pare jashtë provave klinike. Pandemia është bërë një terren testimi, sepse, nga njëra anë, kompanitë e pasura si Pfizer filluan të sponsorizojnë zhvillimin dhe nga ana tjetër, vaksinat me bazë mRNA do të përdoren masivisht. Vaksina e Pfizer u aprovua me shpejtësi nga SHBA dhe Meksika.

Lexo:  A do te jete e detyrueshme vaksina anticovid ne Europe

Ish biologu i Harvard dhe aksioner i Moderna, Derrick Rossi tha se, “Ne jemi duke hyrë në epokën e terapisë me ARN. Do të ketë më shumë investime dhe më shumë burime në këtë drejtim. Sipas tij, në 10-20 vitet e ardhshme të gjitha vaksinat kundër sëmundjeve infektive do të bazohen në ARNi. Ndërsa, nisur nga parashikimet e bashkëthemeluesit të BioNTech Ugur Sakhin, brenda 2-3 vitesh, mund të miratohen barnat e para për luftën ndaj kancerit, që përdorin teknologjinë.

Moderna, AstraZeneca dhe Roche, prodhuesi më i madh në botë i barnave, po punojnë për një vaksinë të kancerit të bazuar në mRNA me BioNTech. Komapania gjermane po bashkëpunon edhe me fondacipnin e Bill dhe Melinda Gates për të prodhuar një vaksinë për HIV.

Boomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0