Moderna Inc ka deklaruar ditën se të dhënat e hershme të vaksinës së saj eksperimentale Covid-19, tregojnë se ato shkaktojnë përgjigje imune tek të moshuarit. Moderna është një nga kandidatët kryesorë në SHBA në garën për të zhvilluar një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër Covid-19 dhe kandidati i saj, mRNA-1273, është tashmë në fazën III të testimit tek njerëzit. Studimi i 20 të rriturve mbi moshën 55 vjeç zbuloi se gati dy muaj pasi morën dozat e vaksinës, pjesëmarrësit kishin nivele antitrupash më të larta se ato të personave që janë shëruar nga koronavirusi.
Vullnetarët e moshuar jo vetëm që prodhuan nivele të larta të antitrupave neutralizues, por edhe qelizat T, të cilat janë një lloj qelizë e bardhë e gjakut që lidhet me dhe vret viruset. Pavarësisht se janë aktualisht në testimin e Fazës III, këto rezultate janë nga Faza I, dhe përfshijnë analiza të reja për 20 persona shtesë dhe detaje mbi mënyrën se si vaksina ndikon tek njerëzit e moshuar.
Për shkak se sistemi imunitar dobësohet me moshën, shpesh është e vështirë që vaksinat të shkaktojnë një përgjigje të mjaftueshme imune, gjë që ka bërë që disa ekspertë të shqetësohen se çdo vaksinë eksperimentale për koronavirus mund të mos jetë aq e efektshme tek të moshuarit.
Më herët, Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi për një marrëveshje mes kompanisë amerikane bioteknologjike Moderna dhe qeverisë federale, për të prodhuar rreth 100 milionë doza të një vaksine të mundshme për të mposhtur koronavirusin, nëpërmjet injektimit që do të bëhet tek njerëzit. Sipas kësaj kontrate, me vlerë deri në 1.525 miliardë dollarë për 100 milionë doza, vaksinat do të jenë në pronësi të qeverisë federale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.