Vajza meksikane vetëm 8 vjeçare fiton një çmim prestigjioz për shpikjen e një ngrohësi të ujit me energji diellore - Business Magazine Albania

Vajza meksikane vetëm 8 vjeçare fiton një çmim prestigjioz për shpikjen e një ngrohësi të ujit me energji diellore


Xóchitl Guadalupe Cruz, një vajzë 8-vjeçare nga Meksika (Chiapas), ka marrë çmim nga Instituti i Shkencave Bërthamore për krijimin e një pajisjeje, e cila mund ta ngrohë ujin plotësisht me energji diellore.

Kjo pajisje përdor materiale të ricikluara dhe të riciklueshme. Shpikja e Cruz-it mund të duket si e panevojshme për vendet shumë të zhvilluara, por në komunitetin e saj, burimi i vetëm për ngrohjen e ujit është druri, prerja e të cilit do të thotë më shumë gazra në mjedis dhe shpyllëzim”.

Cruz-it i pëlqen të marrë pjesë në projekte shkencore dhe gara. Ajo u tregua e shpejtë për shfrytëzimin e njohurive të saj të teknologjisë për të sjellë ndryshime, së pari në shtëpi dhe së shpejti në të gjithë botën.

Ky ngrohës uji me energji diellore ka potencialin për të ndihmuar miliona njerëz në të gjithë botën që ende varen nga druri për ngrohjen e ujit. Ai do të mbrojë mjedisin ndërsa u jep përdoruesve komoditetin e një banje të ngrohtë në një mëngjes dimri.

Familja e saj ka instaluar pajisjen e saj në çatinë e shtëpisë së tyre dhe shërben për të siguruar ujë të nxehtë. Por kjo vajzë e zgjuar gjithmonë bën dush shumë shpejt, sepse edhe vëllai i saj i vogël gjithashtu ka nevojë për pak ujë të ngrohtë për t’u larë.

Cruz është një gjeni vetëm 8 vjeç. E ardhmja duket e ndritshme me fëmijë kaq inovativë.

Truthteory

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0