Ura që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi kushton 20 mln euro, do paguhet 50 me 50 nga të dy qeveritë - Business Magazine Albania

Ura që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi kushton 20 mln euro, do paguhet 50 me 50 nga të dy qeveritë

Ura mbi lumin Buna, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi do të kushtojë 20 mln euro dhe pagesa do të jetë 50 me 50 mes qeverive të dy vendeve.

Kjo u bë e ditur në konferencën e përbashkët mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive mbajtur sot në Podgoricë.

“Projekti do të kushtojë më shtrejtë sa e kemi menduar. Do të kushtojë 20 milionë euro por nëse ndahet përgjysmë nuk është shumë” tha Abazoviç.

Projekti është gati dhe kryeministri Rama njoftoi se do të bëhet publik nesër, ndërkohë që një komision  i përbashkët mes dy shteteve do të hapë garën ndërkombëtare.

“Projekti do të paguhet nga të dyja qeveritë. Ka një vlerë të jashtëzakonshme sepse do të lidhë dy anët e një kufiri që është 300 metra sa është ura.  Projekti i zbatimit është gati. Sfida është të ndërtojmë një procedurë që është hera e parë që ndodh. Dy qeveritë hapin një garë ndërkombëtare me një komision të përbashkët. Të dyja ekipet juridike të kryeministrive do të angazhohen për të nënshkruar procedirën e garën, do të përcaktohet fituesi e ndërtohet ura,” sqaroi Rama. 

Ura e gjatë 310 metra do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë, nga 70 kilometra sa janë tani.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0