Universiteti Europian i Tiranës, organizoi për të 10-in vit radhazi me studentët e degës së Menaxhim Biznesit në Universitetin Europian të Tiranës, kompeticionin “Ideja më e mirë e biznesit”, i cili promovon dhe mbështet idetë që studentët e rinj kanë në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit.
Ky konkurs i motivon dhe i nxit studentët që të jenë kreativë dhe të guximshëm në idetë e tyre por njëkohësisht u jep mundësinë që teorinë ta shndërrojnë në praktikë.
Idetë iu prezantuan një jurie profesioniste, e përbërë nga: Administrator i UET-Tildi Çadri; Anisa Hysi, Drejtore e Burimeve Njerëzore në “Orion Construction”; Ketrina Çabiri, Drejtore e Zyrës për Zhvillimin e Projekteve dhe Ndërkombëtarizimin në UET; Jona Babameto, Menaxhere e Financës në Gorenje Albania dhe Brian Shkodrani, Themelues i Smartup Digital. Ata vlerësuar të gjitha idetë pjesëmarrëse dhe i kanë nxitur studentët t’i realizojnë ato.
Në fund të konkursit u akorduan dy bursa për shkëmbim studentor Erasmus + nga Administratori i UET, Z. Tildi Cardi për sipërmarrjen “Win Cycle” studenteveve Joana Hoxha dhe Nensi Janina.
Biznesi “HEPO” i ideuar nga studentët Orialda Toli, Flori Gjonaj, Essio Guni dhe Marko Palokaj u shpërblye me një çmim monetar nga Anisa Hysi, Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në “Orion Construction”, që të nxiten për të vazhduar me sipërmarrjen e tyre.
Gjithashtu studentët e idesë së biznesit “K.E.S.A” Altea Veria, Enida Qalliu, Zinete Xhafaj dhe Serxhio Coku ishin fituesit e një intershipi dhënë nga Brian Shkodrani në Smartup Digital.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.