Universitetet më afër tregut të punës - Business Magazine Albania

Universitetet më afër tregut të punës

Universitetet

Universitetet po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në formimin praktik të studentëve në mënyrë që të rrisin mundësinë e punësimit të shpejtë të të rinjve.

Në një intervistë për Businessmag.al, Prof. Dr. Ermira Qosja, profesore në fushën e menaxhimit në Universitetin Europian të Tiranës flet për forcimin e marrëdhënieve të institucioneve arsimore me tregun e punës, përmes bashkëpunimit me sipërmarrje private. Nga ana tjetër, përfshirja e universiteteve në projekte të shumta ndërkombëtarë, ka rritur mundësinë e shkëmbimit të përvojave mes universiteteve dhe studentëve.

Ju keni tashmë një përvojë shumë të gjatë në universitet, çfarë keni parë të rëndësishme për zhvillimin profesional të të rinjve?

Roli i universitetit në shoqërinë e sotme bëhet gjithnjë e më kompleks dhe për shkak të mënyrës si globalizimi dhe teknologjia ka impaktuar çdo sektor të ekonomisë, jetën dhe gjithë marrëdhëniet tona. Gjithnjë e më shumë po përforcohet ideja se universitetet janë, jo vetëm prodhuesit kryesorë të dijes, por se ato përfaqësojnë dhe një instrument të rëndësishëm të rritjes ekonomike, veçanërisht kur ndërveprojnë me efektivitet me biznesin dhe industrinë.

Në këtë marrëdhënie universitet–treg pune, studentët nga njëra anë ndjekin zhvillimet në tregun e punës për të rritur punësimin e tyre dhe, nga ana tjetër, universiteti përshtat programet në mënyrë që të plotësojë nevojat e studentëve. Nga kjo pikëpamje, mund të themi se universitetet nuk janë vetëm “fabrikat” e dijes, por janë edhe “fabrikat” e aftësive dhe të fuqisë punëtore të arsimuar.

Inkurajimi i harmonizimit mes kërkesave të tregut dhe formimit të diplomuarve është i rëndësishëm për punësimin e tyre, sepse në fakt, të fitosh një vend pune është padyshim një nga objektivat më të mëdha të studentëve të sapodiplomuar. Nga viti 2000 ndjekja e studimeve në universitet dhe në Shqipëri nuk është më një privilegj. Për më tepër, zotërimi i një diplome është një kusht i domosdoshëm për të zënë një vend pune (në kompanitë e mesme dhe të mëdha, në administratën publike), por natyrisht jo më një kusht i mjaftueshëm.

Lexo: SHBA, universitetet përballë një rënie drastike të numrit të studentëve të huaj

Biznesi i vogël dhe i mesëm, që për nga numri dhe pesha në punësim e GDP ka një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, kërkon nga universitetet punonjës të formuar e të aftë për t’u përshtatur me kërkesat e tyre në një ambjent shumë fleksibël dhe multitask. Ndërkohë, korporatat kanë mundësi të ofrojnë punë më të strukturuar, mundësi për trajnim e zhvillim. Gjithashtu, për shkak të politikave të tyre të bashkëpunimit me universitetet, kanë mundësi të ndikojnë dhe në kurrikulën e universitetit.

Ajo çka një individ meson sot, aftësohet e fiton kompetencë, “vjetërohet” shpejt. Ndaj, të mbetesh në treg, të ruash vendin e punës, të ruash pozicionin, natyrisht kërkon të investosh e të riinvestosh në arsimim, prandaj “lifelong learning” është sot e rëndësishme për zhvillimin profesional të çdo individi.

A mund të na flisni më konkretisht për praktikat tuaja, bashkëpunimet me sipërmarrjet?  A po krijojnë universitetet habitatin e mjaftueshëm për praktika profesionale? Si e keni zhvilluar deri në tani?

Qasja e sotme e edukimit është që kurrikula përmes përdorimit të metodave mikse në mjedise të ndryshme formale dhe joformale, të formojë kompetencat që tregu i punës kërkon, kuptuar kjo si një metodikë që zhvillon njohurinë, aftësitë dhe qëndrimin tek studentët. Që nga viti 2004 programet mësimore në Europë mbështeten në zhvillimin e kompetencave, të cilat zhvillohen përmes leksioneve, seminareve, praktikave, intershipeve, detyrave të kursit, projekteve në grup, e – learning, etj  sipas një procesi “design thinking”.

Çështja e praktikave mbetet ende delikate për arsimin e lartë në Shqipëri, për një kompleks rrethanash, por edhe nga fakti që ndërveprimi universitet – organizata/kompani kërkon një përqasje proaktive nga të dy palët. Nisur nga ky realitet, në vitin 2013, Universiteti Europian i Tiranës, mori nismën për t’u transformuar në një universitet të biznesit, duke e projektuar e formëzuar raportin me të me disa dimensione, ku praktikat profesionale dhe intershipet, janë vetëm dy prej tyre.

Duhet thënë që në këtë drejtim proaktive në bashkëpunimin me UET janë kompanitë e mëdha si: bankat, kompanitë e telefonisë, kompanitë me kapital të huaj, të cilat jo vetëm e kanë materializuar përmes një marrëveshje bashkëpunimin, kanë ndërtuar një skemë praktikash dhe intershipesh, punësimi, “gjuajtje” të talenteve, por dhe bashkëpunime në formë projektesh, market research, kompeticione studentesh mbështetur nga bizneset, punime diplomash.

Bashkëpunimit univesitet – organizata/kompani në UET i shërbejnë dhe një sërë aktivitetesh si: Të ftuarit në auditor; Dita e Sipërmarrjes – organizohet prej disa vitesh, duke dhënë mundësi e motivimit të studentëve drejt sipërmarrjes përmes “modeleve të suksesit’; Dita e  profesioneve – që formëzohet për çdo department e program kryesor studimi, me qëllim orientimin e studentëve në tregun e punës; HR- CLUB – sjell në eventin e përvitshëm trendet më të rëndësishme të tregut të punës për burimet njerëzore; Open Ëeeks – me fokus në panairin  e punës për çdo fakultet; Javë kushtuar një biznesi të caktuar, etj.

UET ka formëzuar dhe shoqatën ALUMNI, e cila përbën një netëork shumë të rëndësishëm për universitetin, eventet vjetore të saj shërbejnë krahas të tjerave dhe për ndërveprimin e studentëve aktuale me tregun e punës, përmes studentëve –alumni.

Cilat organizime apo zhvillime të tjera mund t’i ndihmojnë studentët të aftësohen shpejt profesionalisht?

Të mësuarit dhe zhvilluarit përmes formave formale dhe joformale të edukimit, të qenurit të hapur për bashkëpunime, praktika, projekte e kompeticione dhe në këtë kuadër vlen t’i kushtohet një vëmendje e veçantë përvojës së UET në ndërkombëtarizim, përmes programit Erasmus Exchange – studentët zhvillojnë një semestër ose dy në një universitet të BE dhe projektet Erasmus apo projekte të tjerë ndërkombëtarë.

Lexo:Njih tokën tënde, vizito Shqipërinë”, nis fushata për turizmin nga studentët e universitetit Bedër

Në tërësinë e projekteve vlen të citoj Projektin ReBus – I fokusuar  në zhvillimin e kompetencës së sipërmarrjes; Projektin e-Viva – fokuar në zhvillimin dhe validimin e kompetencës që lidhet me shërbimin, në një mjedis të shumëllojshëm të të mësuarit, në universitetet e Ballkanit Perëndimor;  Projektin Innoplatform – fokusuar në krijimin e një platforme në mbështetje të inovacionit të biznesve dhe KnoëHUB – fokusuar në ngritjen e një strategjie që lidh univesitetin me kompanitë në mbështetje të sipërmarrjes dhe inovacionit rajonal, produkti real i të cilit do të jetë ngritja e një HUB që do synonjë realizimin e prototipeve duke përfshirë studentë të IT-së dhe biznesit.

Në këto projekte janë përfshirë një numër studentësh, të cilët përmes një procesi seleksionimi janë bërë pjesë e trajnimit të tyre në universitetet perëndimore, kompeticioneve ndërkombëtare dhe implementimit në UET të metodave më bashkëkohore të mësimnxënies, mbështetur në krijimin e aftësive hard/soft, në përputhje me nevojat e tregut të punës.

6- Cilaj janë planet tuaja në të ardhmen në këtë drejtim?

Kërkimi shkencor me fokus industrinë, me shumë diploma dhe punime doktorale në funksion të nevojave të tregut të punës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0