Unë, pastaj paraja - Business Magazine Albania

Unë, pastaj paraja


Shkruar nga Klevisa Gjika*, studente

Të jetosh në një botë, ku gjithmonë e më shumë rëndësia e parasë po rritet, të bën pjesë të situatave të komplikuara, ku edhe ti vetë vepron, jeton, por nuk merr frymë lirisht. Je në mes të një qyteti, ku shpeshherë bllokohesh dhe nuk e kupton vlerën e vërtetë të jetës. Thjesht frymon, vrapon sa andej-këtej për të arritur qëllimin tënd të vetëm, pasurimin.

Kjo botë, me një larmishmëri ekzistuese kudo, të befason në ҫdo aspekt. Ti papritur bëhesh pjesë e momenteve të ndryshme frytdhënëse për ty e menjëherë nxiton të përfitosh pa menduar për rrugën që po ndjek e pa ditur se kush je ti në të vërtetë.

Në fakt, pa kuptuar kush je e ҫfarë përfaqëson, vështirë t’ia dalësh me sukses e ta ҫosh deri në fund diҫka.

Ҫdo gjë duhet konceptuar e më pas realizuar.

Je ti ai që vendos e përcakton…

Je ti, si një individ me të drejta e përgjegjësi, që i jep kuptim gjithҫkaje përreth. Familjarët, miqtë, kolegët, duhet të njohin vlerat e tua që të të besojnë detyra me perspektivë…

Përpara ҫdo gjëje je vetëm ti. Nga ty nis gjithҫka. Pa ditur e kuptuar veten tënde, atë që të bën të veҫantë e të diferencon, kuptimi i autenticitetit në këtë vorbull mbizotëruese, vështirë të kuptohet e sidomos kur rrotullohesh rreth parasë. Ti kamuflohesh, e papritur e sheh veten në anën tjetër të botës, ku vazhdimisht përfshihesh në intriga, vetëm e vetëm për t’ia dalë mbanë, por nën mungesën e një baze të mirë, të qëndrueshme, të cilës mund t’i besosh kurdoherë.

Lexo: Zhvillimi personal është domosdoshmëri, jo luks për ata që kanë kohë të lirë dhe “mundësi”!

Je “një” përballë të tjerëvë, përballë të gjithëve, ashtu si ҫdo qenie e këtij rruzulli tokësor, por pa investuar te vetja, pa marrë frytet e farave që ke mbjellë që në fillim, vështirë të kuptosh rëndësinë e tyre, vlefshmëria e të cilave të shoqëron kudo e bëhet pjesë e pandashme jojtja.

Disa monedha apo kartëmonedha më shumë se një ditë, javë, muaj apo vit më pare, të rrisin vetëbesimin, të nxisin drejt synimeve të reja shumë më kërkuese, por në të vërtetë je ti ai që u ke dhënë rëndësi këtyre “verdhacukeve” e i ke bërë të pandashme nga ti.

Personaliteti yt, për të cilin ke harxhuar vite të konsiderueshme të jetës, është ai që të siguron hapat e tjerë e i jep ngjyra botës duke të të ofruar kështu mundësi të reja.

Paratë vijnë, ikin, vijnë sërish e kështu me radhë, por është logjika individuale mbi bazën e të cilës ke ecur, ajo që kthehet në udhëzuesin tënd. Nëse vazhdon në këtë rrugë, dritat e saj do të të ndizen e do jetosh nën shkëlqimin e asaj që ke krijuar vetë, asaj të cilës ti i ke dhënë kuptim.

Investo për të jetuar atë që do. Jeto për të jetuar.

*(Me objektiv motivimin e të rinjve në karrierë dhe sipërmarrje, Businessmag.al do të sjellë përmbatje nga ekspertë të fushave të ndryshme, por edhe të rinj në fillimet e tyre të karrierës të cilët po investojnë në këtë drejtim. Klevisa Gjika është një prej tyre. Ajo është studente e vitit të parë Gazetari në Tiranë).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0