Ulen përkohësisht çmimet e banesave

Ulen përkohësisht çmimet e banesave


Nëse ka një investim, vlera e të cilit do të rritet vazhdimisht janë pasuritë e paluajtshme, toka dhe objekte të ndërtuara (banesa, apo zyra e objekte biznesi).

Megjithatë, të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë, tregojnë se ka një ulje të përkohshme të çmimit, për shit-blerjen e banesave, e më tepër në tregun e qirasë.

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, në Tiranë çmimet e apartamenteve ranë 2.5% në tremujorin e dytë të këtij viti. Kjo erdhi edhe pse niveli i shitblerjeve është rritur 4 herë më shumë se çmimi (i ulur).

Sipas BSH, ritmi i shitjeve u rrit 9.9% në në këtë tremujor, nga 7.5% që u rrit tremujorin e mëprashëm.

Lexoni: Individët, të preferuarit e bankave në financim për banesa e konsum

Por nëse në tërësi çmimet në tregun e banesave ranë 2.5%, në qiradhenie, çmimi ra 7.5% në muajin qershor, krahasuar me nje vit më parë.

Faktorët vlerësohet të jenë të përkohshëm, të lidhur me faktorë sezonalë.

Sipërmarrës në tregun imobiliarë, thonë se muajt e fundit (korrik-gusht) kjo tendencë ka ndryshuar, duke shkuar drejt rritjes së çmimit.

Lexoni: Paralajmërohet shtrenjtim i banesave dhe zyrave. Rriten kostot në ndërtim, sipas INSTAT

Sektori i ndërtimit është riaktivizuar tre vitet e fundit, me shtimin e lejeve për ndërtim. Kantiere te shumta në kryeqytet kanë hapur debatin, nëse rrezikon të krijohet një fluksë e mundhsme në shitblerjen e pronave. Prej vitesh, megjithatë, zyrat imobliare raportojnë interes në rritje për blerje apartamentesh e zyrash në disa zona të preferuara, ndërsa periferia e Tiranës vijon të mbetet me mijëra apartamente të pashitura.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0