Paralajmërohet shtrenjtim i banesave dhe zyrave. Rriten kostot në ndërtim, sipas INSTAT » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 04/12/2017

Paralajmërohet shtrenjtim i banesave dhe zyrave. Rriten kostot në ndërtim, sipas INSTAT

Share
nga Albana Mucaj
Dhj 04, 2017

Çmimet e ndërtimeve pritet të rriten në të ardhmen. Kostot e ndërtimit në vend vijojnë të rriten, pavrësisht një ulje të lehtë muajt e fundit. Instituti i Statistikave tregon se, për realizimin e një objekti duhen 0.5% më shumë para se një vit më parë.  Përjashtuar makineritë dhe transportin, të gjitha mallrat e shërbimet e tjera janë shtrenjtuar. Kostot shtesë duket se kanë ardhur më së shumti nga pagesat e taksave, të cilat përfshihen në grupin e shpenzimeve të tjera, me rritje gati 2% ne një vit.

Prej mëse një viti, ndërtimet paguajnë taksë 8% të vlerës së shitjes, nga 4% të vlerës së ndërtimit që ishte më parë. Ndërkohë, prej vitit të ardhshëm, ndërtimet e hoteleve me 4 dhe 5 yje do të përjashtohen nga kjo taksë, por edhe nga taksa të tjera si Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, e tatim fitimi i biznesit për dhjete vjet.