Ulen çmimet e roaming mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor - Business Magazine Albania

Ulen çmimet e roaming mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Puna dhe jeta personale

Tridhjetë e tetë operatorë të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord që kanë rënë dakord të zvogëlojnë dallimin ndërmjet çmimeve për shërbimet e telefonisë mobile për qytetarët dhe bizneset.

Për këtë marrëveshje u arrit pajtim në samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, mbajtur në dhjetorin e kaluar, në Tiranë.
Nëpërmjet marrëveshjes së tyre vullnetare, operatorët u angazhuan për të reduktuar ndjeshëm hendekun midis tarifave të roaming dhe tarifave të brendshme për përdorimin e të dhënave për qytetarët që udhëtojnë ndërmjet BE-së dhe rajonit.

Lexo:3 arsye pse duhet të ndaloni përpara se të përgjigjeni

Nivelet maksimale të çmimeve të shitjes me pakicë (‘kufijtë e çmimeve’) për 1 gigabajt do të ulen nga tetori 2023 në 2028 si më poshtë: 18 € nga 1 tetori 2023, 14 € nga 2026 dhe 9 € nga 2028. Rishikimet vjetore janë parashikuar për të vlerësuar ndikimet dhe më pas marrja e hapave, sqarohet në njoftimin e KE-së.

Nënshkrimi i marrëveshjes për reduktimin e çmimeve të roaming-ut u mirëprit nga komisionari evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Kjo marrëveshje vullnetare do t’i bëjë gjërat të parashikueshme, do të ndihmojë në eliminimin e befasive në faturat e konsumatorëve dhe do mundësojë reduktime të ndjeshme të kostove të roaming-ut për konsumatorët nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor”, ka thënë komisionari Varhelyi.

Marrëveshja pritet të reduktojë shpenzimet për konsumatorët që udhëtojnë ndërmjet BE-së dhe rajonit, për të paktën një të tretën e çmimeve mesatare aktuale.

“Ulja e çmimeve nxit dhe thjeshtëzon shkëmbimet e biznesit, ato kulturore, turistike dhe të tjera ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke forcuar lidhjet ndërmjet rajoneve fqinje,” thuhet në njoftimin e KE-së.

Gjithashtu “Operatorët aktualisht po punojnë për krijimin e produkteve me çmime më të vogla se ato për të cilat u arrit pajtim, që do të jenë në dispozicion për blerje nga numri më i madh i mundshëm i konsumatorëve”, vijon njoftimi.

KE-ja i ka ftuar edhe operatorët e tjerë telefonikë nga BE-ja dhe rajoni për t’iu bashkuar iniciativës

Ndërkohë prej 1 korrikut të vitit 2021, rajoni i Ballkanit Perëndimor është zonë ku nuk aplikohen tarifat e roaming-ut.europa

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0