Uebinar: Si të ndërtoni faqen tuaj me WordPress! - Business Magazine Albania

Uebinar: Si të ndërtoni faqen tuaj me WordPress!


Nëse keni një projekt, biznes apo organizatë atëherë ju duhet patjetër ​faqja juaj në internet. Nuk bëhet fjalë për një preferencë, por një domosdoshmëri.

Ndërkohë, nëse ndërtimi i një faqe në internet ju duket ende si një sfidë e pakalueshme nuk ka pse të jetë kështu.

Para disa vitesh ishte disi sfidë, por tashmë kjo është bërë shumë e lehtë dhe moria e platformave dhe shërbimeve që e ofrojnë si mundësi shtohet çdo ditë.

Synimi i këtij trajnimi nuk është t’ju tregojë për çdo platformë që ekziston apo t’ju bindë që ju duhet një faqe!

​Trajnimi do t’ju tregojë një mënyrë të sprovuar dhe të thjeshtë se si të ndërtoni faqen tuaj të parë apo atë të radhës me një platformë të mirënjohur si WordPress.

Aktualisht, mbi 30% e faqeve që ndërtohen në internet janë me WordPress. E përsëris, mbi 30%!

Kjo platformë e ka treguar që është super e lehtë për t’u përdorur dhe përshtatur me çdo lloj nevoje apo faqeje që ju keni nevojë të krijoni.

Ky trajnim do t’ju mësojë nga t’ia filloni që të ndërtoni faqen tuaj me WordPress.

Për t’u bërë pjesë e këtij trajnimi Regjistrohuni këtu

Kur: Të Enjten, 1​7 janar, ora ​16:00-17:00
Ku: Uebinar online, para kompjuterit tuaj
Kush: Elvis Plaku​

Prezantues

Elvis Plaku është një sipërmarrës dhe konsulent me eksperiencë korporative dhe private. Aktualisht menaxhon një biznes të vogël privat dhe shërben si konsulent për disa biznese/organizata.

Ekspertiza e tij vjen nga ndërthurja e një sërë përvojash si në botën korporative ashtu edhe në atë private në Shqipëri dhe jashtë saj. Prirjet dhe dëshira e tij për të eksploruar drejtime të reja e kanë përballur me përvoja në fusha nga më të ndryshmet si: marketingu, psikologjia, komunikimi, burimet njerëzore, teknologjia, etj. Në 2011 ai mbaroi studimet e nivelit Master për administrim biznesi nga Regent University në Virginia Beach, Virginia, USA.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0