Udhëzues nga Samsung për Përdorimin Etik të Smartfonëve në Dasma

Udhëzues nga Samsung për Përdorimin Etik të Smartfonëve në Dasma


Shmangni shkrepjen e fotografive gjatë ceremonisë; zakonisht ka një fotograf profesionist për këtë. Sigurohuni që të shijoni momentin dhe mbani telefonin tuaj të vendosur mirë në çantën në modalitetin ‘silent’.

  • Dalja nga ceremonia e dasmës është mundësia që të gjithë e presin për të bërë fotografi dhe momenti më i pranueshme ku mund të shkrepen fotografi. Ky është shansi i përsosur për të provuar super filmimin slow-motion me smartfonin tuaj, pasi mund të ketë konfeti dasme, oriz apo petale.
  • Pritja e dasmës është momenti i “selfieve”. Ndërsa nusja dhe dhëndri janë të angazhuar në ndërrimin e rrobave ose po bëjnë fotografi, selfiet mes miqsh janë një domosdoshmëri për të treguar pamjen tuaj dhe vendin e shkëlqyer. Por, kini kujdes, sapo të porsamartuar të bëjnë hyrjen e tyre, është etike që të bisedoni me çiftin.
  • Smartfon në tavolinë? Në asnjë mënyrë! Edhe për ata që janë të varur nga puna, smartfoni në tryezë nuk është i pranueshëm! Mundohuni të angazhoheni në bisedë me ata që janë në tavolinën tuaj, nëse nuk jeni rehat që të bisedoni me ta, ju gjithmonë mund të dilni në mënyrë diskrete me smartphonin tuaj ose të gjeni një shoqëri më të këndshme.
  • Momenti i tortës së dasmës është një mundësi tjetër për foto që nuk mund t’i humbisni! Ky moment mund të jetë një shans për të shkrepur foto origjinale në qoftë se ju zgjidhni kënde interesante. Për shembull, fotografoni nusen dhe dhëndrin nga prapa për një perspektivë unike.
  • Festa e mbrëmjes është një mundësi e shkëlqyer për të kapur momentin dhe për të shkrepur foto mahnitëse. Megjithatë, gjithmonë kontrolloni me subjektin tuaj para se të hidhni në mediat sociale ndonjë foto apo video për të shpëtuar nga ndonjë siklet.
  • Nëse ka after-party, është e detyrueshme të fotografoni momentin më zbavitës. Por kini kujdes të mos e shpërndani deri në mëngjesin e ardhshëm pas një kafeje të shijshme shqeto dhe një aspirine!

Me karakteristikat që përfshijnë video slow-mo dhe një kamera të dyfishtë 12MP që bën fotografi mbresëlënëse natën dhe ditën, Samsung Galaxy S9 është smartfoni perfekt për të kapur momentet tuaja të preferuara këtë sezon dasmash.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0