Uber, akullore falas për çdo klient deri në muajin shtator

Uber, akullore falas për çdo klient deri në muajin shtator


Ky promocion special nisi sot nga Uber dhe do të jetë i disponueshëm për shumë qytete si Atlanta, Boston, Dallas, Los Angeles, Miami, New York City, San Francisco, Seattle, Toronto dhe Washington, D.C.

Për të përfituar akullore falas, klientët e Uber duhet të hapin aplikacionin, të gjejnë “UberICECREAM,” dhe të klikojnë opsionin “Porosi.” Furgonët e Uber përveç akullore do t’i dhurojnë klienti edhe një kon special silikoni të cilin mund ta rimbushin me akullore falas çdo të premte deri në 22 Shtator.

Akoma nuk dihet sa klientë të Uber do ta kenë këtë fat të madh sepse aplikacioni do të bëj vet një përzgjedhje. 25 furgon me akullore do të qarkullojnë në 10 vendet e përmendura më sipër.

/Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0