"U zgjuam në një shtet tjetër," shkruan The Guardian për largimin e Britanisë nga BE - Business Magazine Albania

“U zgjuam në një shtet tjetër,” shkruan The Guardian për largimin e Britanisë nga BE


Britania që ekzistonte deri më 23 Qershor 2016 nuk ka për të ekzistuar më.

Për ata që drejtuan fushatën e largimit, dhe për maxhorancën e atyre që e votuan largimin e Bashkimit Europian, ky është një rast për festime. Kjo, këmbëngulin ata, do të kujtohet si “dita jonë e pavarësisë”. Që prej kësaj dite, Britania do të jetë një komb krenar vetë-qeverisës, pa prangat e dekreteve të Brukselit, raporton ‘The Guardian’.

“Një ndryshim i thellë paralajmërohet për Britaninë e Madhe, një ndryshim në mënyrën se si do të perceptohemi nga e gjithë bota. Për dekada, ne jemi konsideruar si një vend shumë i mirë për investime, qoftë për t’u transferuar ose thjesht për t’u vizituar duke qenë ‘porta’ anglishtfolëse për 27 kombet e tjera të Bashkimit Europian. Britania e Madhe kishte pak a shumë, statusin e dy botëve, afër SHBA-ve, dhe afër kontinentin europian,” shkruan ‘The Guardian’.

48 % e votuesve në Mbretërinë e Bashkuar votuan pro qëndrimit të saj në Bashkimin Europian, përkundrejt 52 % të tyre të cilët vendosën për largimin e saj nga ‘kontinenti i vjetër’.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0