U refuzua 10 vite, 6 dhëmbë të humbur, sakrificat për “Squid Game”. Regjisori tregon dhe planet për sezonin e dytë - Business Magazine Albania

U refuzua 10 vite, 6 dhëmbë të humbur, sakrificat për “Squid Game”. Regjisori tregon dhe planet për sezonin e dytë

squid game

Seriali “Squid Game” është kthyer në një fenomen botëror. Netflix gëzon të drejtat ekskluzive dhe është shprehur se është seriali më i ndjekur në gjuhë të huaj(jo-anglisht) gjatë gjithë historisë së platformës. Shumë debate janë hapur në lidhje me serialin, i cili në përbërje të tij ka rreth 400 konkurrentë që vdesin gjatë lojërave të ndryshme dhe fituesi i fundit do të fitojë një shumë të majme lekësh.

Regjisori dhe skenaristi i serialit Hwang Dong-hyuk ka dhënë një intervistë për CNN, duke shpjeguar sakrificat që ka kaluar.

Ai është shprehur se skenarin e ka shkruajtur para 10 viteve, por është refuzuar vazhdimisht, me arsyen se seriali nuk ishte fare pranë realitetit.

“Përpara 10 viteve më thonin që ishte një fantazi larg realiteti, ndërsa brenda 10 viteve bota ka ndryshuar aq shumë, sa Squid Game i përshtatet tashmë. Kam njerëz në botën reale që më thonë se nëse loja ekziston vërtet ata do ishin të gatshëm të merrnin pjesë, ndërsa të tjerë mendojën se diku kjo lojë ekziston dhe kanë filluar kërkimet”, thotë ai.

Regjisori është shprehur se gjatë filmimit të serialit ka humbur 6 dhëmbë për shkak të stresit dhe se nuk ka pasur ende mundësi t’i rregullojë. Më tej ai ka folur edhe për personazhet e serialit.

Lexo edhe: Squid Game – Mësimet e jetës që ofron fenomeni botëror

“Personazhet kryesore janë të bazuar në jetën time. Unë jam rritur nga një mama e vetme dhe kisha një gjyshe që shiste perime me tezga, njësoj si fituesi i lojës Squid Game”, tregon Dong-hyuk.

Ai është shprehur edhe në lidhje me vazhdimin e sezonit të dytë:

“Nuk e di nëse do ta bëjmë, ende nuk ka një konfirmim. Nëse merret një vendim besoj se do doja të shtjelloja pak më shumë historinë e organizatorit të lojërave, i quajtur “Front Man”, si dhe historinë e vëllait të tij detektiv, i cili u vra në fund të sezonit të parë. Shpresoj shumë që gjërat të shkojnë sic duhet. ”

Burimi: CNN 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0