Twitter njofton ndryshimin e ri, përdoruesit do kenë mundësinë e redaktimit të postimeve - Business Magazine Albania

Twitter njofton ndryshimin e ri, përdoruesit do kenë mundësinë e redaktimit të postimeve

Twitter do të vijë me një ndryshim të ri. Në një njoftim të dhënë nga kompania bëhet me dije se Twitter do t’u japë përdoruesve një buton redaktimi. Javët e ardhshme abonentët e Twitter Blue do të mund ta sigurojnë butonin e redaktimit për 4.99 dollarë në muaj.
Nëse shihni një Tweet të redaktuar, kjo është për shkak se ne po testojmë butonin e redaktimit. Kjo po ndodh dhe ju do të jeni mirë,” shkroi kompania në Twitter.
Tweet-et do të jenë të disponueshme për t’u modifikuar disa herë brenda 30 minutave pas postimit. Twitter Blue aktualisht është i disponueshëm në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re, por testet fillestare do të kufizohen vetëm në një vend.

Ju duhet të jeni në gjendje të merrni pjesë në bisedë në një mënyrë që ka kuptim për ju dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyra që e bëjnë të ndihet e lehtë për ta bërë këtë”, tha kompania. Bashkëthemeluesi i kompanisë dhe ish-shefi ekzekutiv ka thënë se ndoshta nuk do të jepte kurrë një buton redaktimi.
Lexo: Facebook, Instagram dhe WhatsApp së shpejti mund të ofrojnë veçori me pagesë

Por, në prill, Elon Musk, në atë kohë duke planifikuar të blinte kompaninë, postoi një sondazh në Twitter, në të cilin 73.6% e 4.4 milionë të anketuarve thanë se donin një të tillë. Megjithatë, disa thonë se është e panevojshme ose në kundërshtim me frymën e platformës

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0